Shteti i Nju Jorkut, së bashku me Georgia, Kentucky, Missouri, Maryland, North Carolina dhe Oklahoma kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pritje të ardhjes së stuhive të paprecedentë të dimrit në orët e ardhshme. Mediat amerikane e kanë quajtur tashmë si “bombë cikloni” ose “snowmaggedon”. Temperaturat akullnajore priten kudo me klumin në -57 gradë në disa zona malore të Wyoming. Mbi 2,300 fluturime tashmë janë anuluar, me shqetësim të madh për miliona amerikanë që nisen për festat e Krishtlindjeve.
Sinoptikanët presin që një cikloni ngrirës të zhvillohet pranë Liqeneve të Mëdha. Kjo ndodh kur presioni atmosferik bie me shpejtësi gjatë një stuhie të fortë. Ata paralajmërojnë për një “ciklon bombë” të afërt që mund të krijojë kushte për një stuhi. Presidenti Joe Biden paralajmëroi amerikanët që ta marrin seriozisht stuhinë e ardhshme dhe, nga Zyra Ovale, tha se “kjo nuk është si një ditë me borë kur keni qenë fëmijë”./Opinion.al