I mbushur me turistë dhe pelegrinë, të cilët janë kthyer në numër të madh pas mbylljes së zgjatur për shkak të Covid, Bethlehemi po përgatitet të nisë festimet e Krishtlindjeve.
Festimet shënohen me hyrjen në qytetin palestinez të Patriarkut Latin të Jeruzalemit Pierbattista Pizzaballa, i cili sonte do të kremtojë meshën tradicionale të mesnatës në Kishën e Shën Katerinës.
Pizzaballa do të mirëpritet me mbërritjen e tij në qytet nga skautët katolikë në ngjarjen e zakonshme të mirëseardhjes. Më pas, procesioni do të kalojë rrugën e tij përgjatë ‘Star Street’ (Rruga e Yllit). Tradita thotë se kjo është rruga e përshkuar nga Familja e Shenjtë më shumë se 2 mijë vjet më parë për të mbërritur deri në Piazza della Manger (përballë Bazilikës së Lindjes ) ku dominon një pemë e gjatë e Krishtlindjeve, e ndezur në fillim të dhjetorit.
Pas liturgjisë së mesnatës, në Shpellën e Lindjes së Krishtit – ku sipas traditës lindi Jezusi – do të zhvillohen funksionet e kremtuara nga At Francesco Patton. /Opinion.al