51-vjeçari shqiptar Gëzim Alla është dënuar me burg përjetë pasi vrau me çekiç bashkëshorten e tij 39-vjeçare Dorina Alla. Në seancën gjyqësore, dëshmitë e të afërmve tregonin se arsyet që çuan në ngjarjen tragjike ishin kërcënimet e gruas për t’u kthyer në Shqipëri bashkë me fëmijët 10 dhe 13 vjeç.
Ai dhe bashkëshortja jetonin në shtëpi të ndara por kishin konflikte të shpeshta dhe sipas palës mbrotjëse, frika e humbjes së fëmijëve i sollën një inat që doli nga kontrolli. Ndërkohë avokati ka bërë me dije se do të ankimojë vendimin dhe kërkon që të merret parasysh gjendja psikologjike e Gëzim Allës.
Si ndodhi ngjarja e rëndë në 18 prill të vitit 2021
Gëzim Alla është përplasur me gruan teksa ajo qëndronte në kuzhinë. Ai e goditi me grusht dhe 39-vjecarja u rrëzua në tokë pa ndjenja. I nevrikosur, Alla mori çekiçin dhe e qëlloi në kokë duke i shkaktuar vdekjen.
Krimi i rëndë u krye ndërsa fëmijët e tyre ndodheshin të mbyllur në dhomën e gjumit. Autori i vrasjes, Gëzim Alla punonte si murator, ndërsa fqinjët i përshkruan si një familje që nuk kishin konflikte. Ka qenë vetë 52 vjeçari, Gëzim Alla ai i cili ka lajmëruar karabinierët për krimin e kryer dhe më pas është vetëdorëzuar.