Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Xi Jinpingu dhe Vladimir Putini – së bashku kundër SHBA”

2022/12/23 at 2:02 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Xi Jinpingu dhe Vladimir Putini – së bashku kundër SHBA”

Kina dhe Rusia nisin këtë javë në Detin e Kinës lindore manovat e përbashkëta ushtarake. Kush mendon se lidhja mes Putin e Xi ka marrë të çara, gabon. Synimi i përbashkët mbetet ai që ka qenë, mendon Alexander Görlach.

Kur Kina dhe Rusia zhvillojnë manovra të përbashkëta rreth brigjeve të Tajvanit dhe Japonisë, ndizen të gjitha sirenat e alarmit në vendet demokratike të Azisë Lindore. Moska dhe Pekini janë afruar edhe më shumë pas agresionit rus kundër Ukrainës, pushtetmbajtësit Vladimir Putin dhe Xi Jinping e shohin bashkëpunimin midis vendeve të tyre si bashkëpunimin më të ngushtë mes gjithë partneriteteve të mundshme.

Për këtë nuk mund të dyshosh, megjithëse Xi siguroi kancelarin gjerman gjatë vizitës së tij në Pekin, se Republika Popullore është kundër përdorimit të armëve atomike në Ukrainë. Ky konsensus minimal midis kombeve të civilizuara nuk do të thotë në asnjë mënyrë largim nga Moska, gjë që e dëshmon edhe kjo manovër e përbashkët tani.

Lidhja Koreja e Veriut

Vërtet që Republika Popullore nuk e ka pranuar kurrë zyrtarisht se ndihmon ushtarakisht Rusinë, por teknologjia e armëve ka gjetur rrugën që duke kaluar nëpër Korenë e Veriut, të përfundojë në frontin e Ukrainës së pushtuar. Putini dhe Xi janë të dy mbështetës të regjimit koreano verior të epokës së gurit, të Kim Jong Un-it, (siç janë të lidhur ngushtë me regjimin e mullahëve në Teheran).

Tani në fund të vitit Penjani zhvilloi, sipas gazetës New York Times, 88 prova me raketa, disa prej të cilave përfunduan në detet që i përkasin Japonisë ose Koresë së Jugut, gjë që bëri që ushtritë e të dy vendeve (dhe trupat amerikane që janë dislokuar në dy vendet si aleatë), të vendosen në gjendje gatishmërie. Ekziston unitet në pikëpamjen se Koreja e Veriut është ndërkohë në gjendje të përdorë armë bërthamore.

Fokusi i Kinës tek Tajvani 

Pekini nga ana e tij, hodhi gjatë bllokadës detare të Tajvanit të lirë dhe demokratik në muajin gusht, raketa që përfunduan në bregdetin tajvanez. Kjo ishte hakmarrja për vizitën e politikanes amerikane Nancy Pelosi në ishullin e Tajvanit. Pekini pretendon se Tajvani i përket Republikës Popullore. Në fakt Partia Komuniste nuk ka sunduar kurrë mbi ishullin, që është sot demokraci në lulëzim. Moska dhe Pekini janë të interesuar të ketë një përshkallëzim të situatës në Paqësorin Perëndimor, manovrat e tyre nuk mendohet që të ulin dallgët e tensionit të rritur muajt e fundit.

Pekini hodhi gjatë bllokadës detare të Tajvanit në muajin gusht, raketa që përfunduan në bregdetin tajvanez. Kjo ishte hakmarrja për vizitën e politikanes nga SHBA Nancy Pelosi në Tajvan. Pekini hodhi gjatë bllokadës detare të Tajvanit në muajin gusht, raketa që përfunduan në bregdetin tajvanez. Kjo ishte hakmarrja për vizitën e politikanes nga SHBA Nancy Pelosi në Tajvan.

Përpjekjet e Pekinit bëhen për t’i kthyer këto ujëra ndërkombëtarë në kombëtarë. Për të arritur këtë qëllim milicët kinezë kanë pushtuar tashmë ishujt që i përkasin Filipineve. Përveç kësaj, Republika Popullore ka krijuar ishuj artificialë të cilët i ka militarizuar. Synimi përfundimtar është të dëbojë nga Paqësori Shtetet e Bashkuara, që janë partnere me Filipinet, Tajvanin, Japoninë dhe Korenë e Jugut, në mënyrë që të mund të dominojë ushtarakisht dhe ekonomikisht vendet e rajonit duke u kthyer në hegjemoni të re.

Që Pekini kërkon t’i arrijë të dyja është bërë e qartë në të kaluarën: Sipas një artikulli të revistës Foreign Affairs, që prej vitit 2010, Pekini është përpjekur në 123 raste, që nëpërmjet presionit ekonomik të zbatojë politikisht ideologjinë e vet.

Pa barazi

Rusia është në të njëjtën linjë si Kina, sepse armiku i përbashkët për të dy pushtetmbajtësit Putin dhe Xi janë Shtetet e Bashkuara. Megjithatë fijet këtu i tërheq Kina. Në muajin shtator, Vladimir Putinit iu desh që në kuadër të takimit të Organizatës së Kooperimit të Shangait, t’i raportonte “paramount leader-it” kinez duke dhënë përgjigje për “pyetjet dhe shqetësimet” në lidhje me luftën e Ukrainës.

Ka mundësi që Kremlini ta shohë veten si partner të barabartë me Pekinin. Por në të vërtetë, Republika Popullore është sot një lojtar shumë më i fuqishëm se sa Rusia e Putinit.

Mjaftojnë shifrat e zhvillimeve të suksesshme ekonomike, për të treguar sa e lidhur është Republika Popullore me ekonominë botërore, sa që nuk mund të injorohet vërtet as si vend prodhimi as si treg shitjeje nga asnjë vend tjetër i botës.

Aeroplanmbajtësja e Ushtrisë së Kinës Liaoning. Manovrat që zhvillohen tani midis Rusisë dhe Kinës mund të shihen në kuadër të modernizimit të ushtrisë kineze, që pritet të mbyllet në vitin 2027, vitin e përvjetorit të njëqindtë të “Ushtrisë çlirimtare të popullit”Aeroplanmbajtësja e Ushtrisë së Kinës Liaoning. Manovrat që zhvillohen tani midis Rusisë dhe Kinës mund të shihen në kuadër të modernizimit të ushtrisë kineze, që pritet të mbyllet në vitin 2027, vitin e përvjetorit të njëqindtë të “Ushtrisë çlirimtare të popullit”

Ku ndihmon Rusia

Manovrat që zhvillohen tani midis Rusisë dhe Kinës mund të shihen në kuadër të modernizimit të ushtrisë kineze, që pritet të mbyllet në vitin 2027, vitin e përvjetorit të njëqindtë të “Ushtrisë çlirimtare të popullit”. Ushtria ruse e ndihmon për këtë gjë partnerin kinez. Moska trajnon Pekinin sidomos në çështjet e pushtimit të tokës, luftës urbane dhe luftës guerilase.

Xi Jinping ka bërë të ditur se mund të ndodhë që të dojë të sulmojë dhe pushtojë Tajvanin e lirë. Për këtë gjë atij i duhen pikërisht këto aftësi. Megjithatë në ushtrimin e luftës në Ukrainë ushtrisë ruse, për fat të mirë, i mungonin pikërisht këto gjëra. Mbase kjo ka qenë pse Putini u thirr nga Xi për të dhënë raport, dhe jo se Xi ishte i shqetësuar për paqen botërore.

Trazimi i botës së lirë

Sidoqoftë bota nuk mund të presë asgjë të mirë nga thellimi i bashkëpunimit midis Kinës dhe Rusisë, në një kohë kur klima në Paqësorin Perëndimor është e trazuar. Manovrat do të zhvillohen gjatë ditëve të Krishtlindjeve dhe do të përfundojnë më 27 dhjetor. Edhe në Ukrainë Putini nuk mendon t’i lerë armët të heshin gjatë Krishtlindjeve. Synimi i Xi-së dhe Putinit është të trazojë botën e lirë. Për lirinë dhe demokracinë nuk ka pushim as gjatë Krishtlindjeve sivjet./DW

 



Ju sugjerojmë

BE: Ta quash “non-paper” draft-statutin e Asociacionit është shpërfillje e obligimeve
Rajoni

BE i jep Serbisë paratë e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

20 Qershor, 2025 5:49 pm
Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit
Life Style

Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit

20 Qershor, 2025 5:36 pm
Ministri i Jashtëm italian: NATO nuk ka më arsye të ekzistojë!
Bota

Ministri i Jashtëm italian: NATO nuk ka më arsye të ekzistojë!

20 Qershor, 2025 5:27 pm
UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë
Bota

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë

20 Qershor, 2025 5:10 pm
Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë për pushime
Aktualitet

Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë për pushime

20 Qershor, 2025 4:56 pm
Ndërtimi i urave mbi Ibër, BE: Çdo vendim të merret me përfshirjen e të gjithëve
Rajoni

Ndërtimi i urave mbi Ibër, BE: Çdo vendim të merret me përfshirjen e të gjithëve

20 Qershor, 2025 4:39 pm
Dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj

20 Qershor, 2025 4:27 pm
Plagosen 17 izraelitë në Haifa, pas sulmit me breshëri raketash nga Irani
Bota

Plagosen 17 izraelitë në Haifa, pas sulmit me breshëri raketash nga Irani

20 Qershor, 2025 4:19 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake

20 Qershor, 2025 4:14 pm
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
Para

Extinction that killed the dinosaurs may have led to frog explosion

U përplas për vdekje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e viktimës

U përplas për vdekje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e viktimës

17-vjeçarja vret adoleshentin në Tetovë. Trupin ia hodhi në lumë

17-vjeçarja vret adoleshentin në Tetovë. Trupin ia hodhi në lumë
















TE FUNDIT

BE i jep Serbisë paratë e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

BE: Ta quash “non-paper” draft-statutin e Asociacionit është shpërfillje e obligimeve
20 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ia ka ndarë Serbisë 51.7 milionë euro si kredi e butë, si pjesë e fazës së para-financimit të...

Lexo më shumë

Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit

Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit
20 Qershor, 2025

Ditën e premte ndodh solstici veror dhe dielli kalon në shenjën e Gaforres duke përforcuar intuitën dhe lidhjen tonë me...

Lexo më shumë

Ministri i Jashtëm italian: NATO nuk ka më arsye të ekzistojë!

Ministri i Jashtëm italian: NATO nuk ka më arsye të ekzistojë!
20 Qershor, 2025

“NATO nuk ka më arsye të ekzistojë”, deklaroi ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto. Gjatë fjalimit të tij në një...

Lexo më shumë

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë
20 Qershor, 2025

Gaza po përballet me thatësirë të shkaktuar nga njeriu, pasi ka kolapsuar sistemi i ujit, tha Agjencia për Fëmijë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com