Deputetja e PD Ina Zhupa ka folur me tone të forta në Parlament lidhur me projektligjin për vreshtarinë dhe verën si dhe për punën e ministrave.
Në fjalën e saj, deputetja kërkoi largimin e ministrave që nuk përmbushin detyrën e tyre. Zhupa solli në vëmendjen rastin e ministres së Kulturës e cila nuk ka shkuar në komisione për seanca dëgjimore me argumentin se nuk e kishte kuptuar kërkesën.
Për këtë përgjigje, Zhupa nuk i kurseu ironitë me qeverinë “Rama”.
“ Sa herë që raportohet vjedhje të qeveria të shqetësohej dhe të vinte para përgjegjësisë ministrat. Jo më larg se sa dje ministrja e Kulturës refuzoi dhe nuk erdhi në komision me pretendimin se nuk e kishte kuptuar se e kishin thirr në seancën dëgjimore, mendoi se e kishin thirr për qejf. Nëse ka injoruar legjitimitetin e parlamentitn është një arsye për ta shkrarkuar”,-tha Zhupa.