Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga ndërtesat ikonike tek Unaza e Madhe, Veliaj liston investimet për 2023

2022/12/20 at 11:44 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga ndërtesat ikonike tek Unaza e Madhe, Veliaj liston investimet për 2023

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se në vitin 2023 Tirana do të jetë një kantier ndërtimi për të përfunduar shumë prej investimeve të nisura, ndërkohë që shumë të tjera po marrin jetë. Në një intervistë për Klan News, Veliaj renditi investimet që janë parashikuar nga Bashkia e Tiranës për vitin e ardhshëm.

“Duam të përfundojmë disa nga veprat i konike të Tiranës: duam të përfundojmë Piramidën në pranverë dhe nisim punimet për Teatrin Kombëtar; duam të fillojmë punimet tek Kopshti Botanik, një tjetër projekt ikonik, i cili nuk mund të rrijë peng për kapriçon e disa pseudo-akademikëve të grup seksioneve të parties, teksa roja merr lekë për foto dasmash. Kopshti Botanik është një aset për gjithë qytetin, dhe si Kopshti Zoologjik përfiton qyteti, por ka përfituar edhe Universiteti Bujqësor dhe Veterinaria, që kanë akses te kafshët ekzotike. Do të fillojmë punimet për Terminalin Perëndimor te Kthesa e Kamzës, pasi i fituam të gjitha gjyqet, ndërkohë që tek TEG sapo ka mbaruar Terminali Lindor, po vendosim sinjalistikën dhe nisim shërbimet”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh optimist edhe për Unazën e Madhe të Tiranës. “Duam që të përfundojmë disa projekte shumë të rëndësishme, që i kemi në bashkëpunim me qeverinë, si Unaza e Madhe. Ne humbëm shumë kohë me Astirin, tre vjet kohë. Ne e kemi projektin të përbashkët, pra qeveria bën aksin kryesor, ne bëjmë degëzimet dhe infrastrukturën nëpër lagje, por nuk mund të fillojmë degët pa pasur trungun. Kërkojmë bashkëpunim që, sidomos për Unazën që kalon nga sheshi ‘Shqiponja’ në drejtim të Paskuqanit, përshkon Paskuqanin dhe rikthehet te Bregu i Lumit, për të kaluar Tufinën e për t’u lidhur në Shkozë, aty ku është 2/3 e Unazës, janë projekte që patjetër që duhet të përfundojnë vitin tjetër”, tha ai.

Një vend të veçantë në investimet e Bashkisë së Tiranës zënë edhe shkollat e reja. “Buqeta e fundit e shkollave të Tiranës, që janë shkollat në zonën e Astirit e Yzberishtit, pra aty ku do kalojë projekti i zgjatimit të Lanës nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar, në të dy anët duam të investojmë nga dy shkolla secila, për të mos i ndarë lagjet, por secila të ketë shkollën e vet. Do të fillojë një shkollë e re te Kopshti botanik, Liqeni i Thatë dhe dy shkolla të tjera në Sauk, aty ku është edhe kampusi i madh i Akademisë së Policisë që njihet. Kjo është buqeta e fundit e shkollave dhe do jenë ndoshta të parat zgjedhje ku nuk do diskutojmë më shkollat me dy turne, se ose janë bërë, ose janë duke u përfunduar shkollat e fundit, që zgjidhin këtë ngërç për një Tiranë të stërmadhe, ku çiftet e reja dhe fëmijët janë ata që kanë pasur prioritet si për strehim, si për shërbim çerdhe, kopshte, shkolla”, theksoi kryebashkiaku Veliaj./ Klan News

Ju sugjerojmë

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

23 Dhjetor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

23 Dhjetor, 2025 7:58 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23 Dhjetor, 2025 7:56 am
Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
-U tha në Opinion

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

22 Dhjetor, 2025 10:50 pm
Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
-U tha në Opinion

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

22 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 Dhjetor, 2025 10:00 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
Bota

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

22 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
Bota

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

22 Dhjetor, 2025 4:03 pm
Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Para
Sekretet që na kanë zbuluar për botën e lashtë shtatë mumjet e famshme

Sekretet që na kanë zbuluar për botën e lashtë shtatë mumjet e famshme

Durrës/ Sekuestrohen dhjetra doza kanabisi

Durrës/ Sekuestrohen dhjetra doza kanabisi

VIDEO/ Festimet në Argjentinë, rrezikohet jeta e Messit dhe shokëve

VIDEO/ Festimet në Argjentinë, rrezikohet jeta e Messit dhe shokëve

TE FUNDIT

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
23 Dhjetor, 2025

Pallate të lashta, dete të kristalta dhe plazhe të pazbuluara me çmime të përballueshme – ekspertët tanë të udhëtimit rekomandojnë...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
23 Dhjetor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
23 Dhjetor, 2025

Dashi Do jeni gjithë ditës me humor të mire sot dhe gati për të bërë edhe ndonjë çmenduri te vogël...

Lexo më shumë

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
22 Dhjetor, 2025

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan komentoi hetimet e fundit të SPAK, atë për çështjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com