Katia Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos e ka quajtur Botërorin e Katarit si më i keqi i të gjitha kohërave, edhe pse vlerësoi finalen.
“Kupa më e keqe e të gjitha kohërave… që për fat të mirë na dha një finale të madhe. Ç’ndeshje! Urime Argjentinës”.
Ndërkohë, në një postim në rrjetet sociale, ajo vlerësoi Kylian Mbappe, i cili arriti të realizojë 3 gola në finalen e madhe, por pa mund ta fitojë atë. Në anën tjetër, asnjë fjalë për Messin. “Ky djalë është joreal. Ç’e ardhme e ndritur e pret. E pabesueshme”.