Festa e argjentinasve pas fitores së Kupës së Botës pati shumë momente të paharrueshme, por mes tyre ishte edhe gjesti i portierit Emiliano Martinez me trofeun e portierit më të mirë të turneut, që sapo e kishte marrë.
Ai e shpjegoi kështu veprimin e tij për radion argjentinase “La Red”: “E bëra atë gjest pasi francezët më vërshëllenin. Nuk shkon me mua arroganca”.
Gjithashtu, Martinez në dhomën e zhveshjes u dëgjua duke thënë: “Një minutë heshtje… për Mbappe që ka vdekur”.