Bëhen publike të tjera detaje lidhur me vrasjen e 49-vjeçarit Edmond Papa, pasditen e së premtes në zonën e Selitës, në Tiranë.
Autori duket se ka qenë i mirëinformuar për lëvizjet e biznesmenit, i cili mësohet se kishte ardhur nga Saranda në Tiranë për të shoqëruar tek mjeku nënën e sëmurë.
Papa i cili mbante edhe mbiemrin Hoxha është qëlluar nga autori në një distancë të afërt, me 9 plumba.
Kamerat e sigurisë të zonës dhe jashtë lokalit ku ndodhi ngjarja kanë fiksuar momentet kur autori ka qëndruar për disa minuta në këmbë pranë pallatit ku banonte vëllai i 49 vjeçarit. Në momentin që biznesmeni ka hyrë në lokal autori i është afruar duke e qëlluar për vdekje. Edmond Papa ishte pronar i një hoteli në Sarandë. /Opinion.al