Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Fadil Bodinaku” në ambientet e një lokali.
Sipas policisë, viktima është Edmond Papa, 49 vjeç, i cili është qëlluar disa herë me pistoletë nga një person ende i pa identifikuar.
Sipas informacioneve, 49 vjeçari është me origjinë nga Fieri dhe banues në Sarandë. Pistat e deritanishme janë dy, konflikt për pronat që ka në Ksamil dhe aktiviteti kriminal në Angli për trafik të lëndëve narkotike
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të vrasjes si dhe për identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.