Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ky është vendi që ka futur në burg 2% të popullsisë

2022/12/15 at 5:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ky është vendi që ka futur në burg 2% të popullsisë

Tetë muaj pasi presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, shpalli luftë kundër bandave kriminale, vlerësohet se 2% e popullsisë mbi 18 vjeç, ose rreth 100 mijë persona, janë tashmë në burg.


Veprimet e ndërmarra nga autoritetet sollën reagimin e ashpër të grupeve kriminale, me dhjetëra të vrarë. Pas këtyre zhvillimeve, vendi u fut në gjendje të jashtëzakonshme dhe disa liri kushtetuese u pezulluan përkohësisht, përfshirë edhe liria e grumbullimit.

Gjithsesi, grushti i hekurt kundër bandave duket se po funksionon, pasi nivelet e vrasjeve në vend kanë rënë. Ndërsa vetë Bukele ka fituar një popullaritet që do ta ëndërronte çdo kryetar shteti, pasi 86% e njerëzve e vlerësojnë punën e tij, sipas një sondazhi të Gallup realizuar në 12 shtete të Amerikës Latine dhe Qendrore.

Analistë të rajonit thonë se veprimet e Bukeles mund “t’iu pëlqejnë” edhe liderëve të tjerë në rajon, të cilët mund të nxitojnë që t’i kopjojnë ato, për të zgjidhur problemet e veta. Jonathan D. Rosen, asistent profesor në Universitetin e Nju Xhersit, autor i disa librave për krimin e organizuar, thotë se zakonisht, politikat me “dorë të hekurt” kanë tendencën ta kthejnë goditjen.

El Salvadori është shtëpia e disa prej bandave më të rrezikshme dhe famëkeqe kriminale, si Barrio 18 dhe MS-13. Kjo e fundit ka lindur në Los Anxhelosin e viteve 1980 mes emigrantëve nga El Salvadori, të cilët ishin larguar nga vendi i tyre, i përfshirë në luftë civile. Në vitet 1990, në të u përfshinë emigrantë nga disa shtete të tjera të Amerikës Qendrore.

Shumë prej tyre u deportuan nga Amerika dhe para se Bukele të niste fushatën kundër krimit, mendohet se në vend kishte rreth 70 mijë anëtarë aktiv bandash.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se kjo politikë ka problemet e veta. Nga marsi në nëntor të këtij viti janë arrestuar 58 mijë persona, qelitë janë të tejmbushura dhe shoqëria po militarizohet, teksa forca të armatosura patrullojnë dendur rrugët.

Human Rights Watch publikoi një raport më 7 dhjetor ku ngre akuza për shkelje të të drejtave të njeriut, tortura dhe trajtime çnjerëzore në qeli, arrestime arbitrare dhe diskriminim i lagjeve të varfra. Gjithashtu, HRË thotë se shumë prej arrestimeve janë kryer në paragjykim, duke i identifikuar të dyshuarit nga pamja e jashtme, biografia dhe informacione anonime. Sipas Juan Pappier, nga HRW, shtete të tjera në rajon, si Ekuadori, Hondurasi dhe Xhamajka, kanë ndjekur të njëjtin stil pune, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Edhe më parë, qeveritë e El Salvadorit janë përpjekur të zhdukin bandat. Ish-presidenti Antonio Saca, i cili në vitin 2018 pranoi akuzat për përvetësimin e paligjshëm të 300 milionë dollarëve nga buxheti i shtetit, nisi të zbatonte një plan të quajtur “super mano dura”. Sipas analistëve, burgosja masive çoi në forcimin e lidhjeve të kriminelëve brenda qelive. Bukele madje është akuzuar në të të kaluarën se kishte bërë marrëveshje me kriminelët dhe prishja e saj solli në rritjen e ndjeshme të vrasjeve në vend.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha për CNN se dhuna e bandave kriminale është problem i rëndë në El Salvador, por mbajtja e gjendjes së jashtëzakonshme për një kohë të gjatë nuk mund të jetë politikë e qëndrueshme dhe ka ngritur shqetësime rreth shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Sipas Pappier, organizatat kriminale tani kanë kushtet ideale për të rekrutuar anëtarë të rinj. “Njerëz pa lidhje me bandat po arrestohen, futen në qeli dhe po iu shkatërrohet jeta. Këto janë kushtet e përkryera për t’u rekrutuar”, thotë Pappier.



Ju sugjerojmë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Para
Humbën ndaj Francës/  Marokenët të pakënaqur nga arbitrimi, dërgojnë çështjen në FIFA

Humbën ndaj Francës/ Marokenët të pakënaqur nga arbitrimi, dërgojnë çështjen në FIFA

Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë

Dënimi me burg i ish-truprojës së Saimir Tahirit, PD: Dënohet më shumë vartësi se shefi

Veliaj: Kush akuzon për ndërtime me para të pista, të tregojë emra konkretë

Veliaj: Kush akuzon për ndërtime me para të pista, të tregojë emra konkretë
















TE FUNDIT

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}