Kryeministri britanik Rishi Sunak ka njoftuar një plan prej pesë pikash për “trajtimin e imigracionit të paligjshëm”.
Sunak thotë se është “e padrejtë” që njerëzit të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht dhe “e padrejtë” që njerëzit që vijnë nga vende të sigurta të zënë vend në sistemin e azilit duke aplikuar për strehim.
Teksa lavdëron Mbretërinë e Bashkuar për rolin e saj në marrjen e azilkërkuesve dhe njerëzve rrezik, Sunak thotë se shumë nga personat që përfitojnë nga bujaria e Mbretërisë së Bashkuar nuk janë njerëzit që ikin nga lufta ose persekutimi – por njerëzit që vijnë nga “vende të sigurta”, sikurse është Shqipëria.
Kryeministri britanik, më tej prezantoi planin me 5 pika për largimin e emigrantëve shqiptarë:
1-Do të ketë një komandë të re, të unifikuar të anijeve të vogla, ku do të përfshihet ushtria, forcat civile dhe inteligjenca.
2-Do të ketë burime shtesë për të rritur numrin e bastisjeve të kryera nga oficerët e imigracionit
3-Vende të reja, duke përfshirë parqet e pushimeve të papërdorura, ish-sallat e studentëve dhe objektet ushtarake të tepërta, do të përdoren për të strehuar azilkërkuesit – me 10,000 hapësira të identifikuara, duke përgjysmuar shpenzimet.
4-Numri i punonjësve të çështjeve të azilit do të dyfishohet për të shkurtuar sasinë e kohës që duhet për të përpunuar kërkesat – me një premtim për të hequr ngarkesën e mbetur deri në fund të vitit të ardhshëm.
5-Një marrëveshje e re me Shqipërinë, duke përfshirë oficerë të Forcave Kufitare në Aeroportin e Tiranës, udhëzim i ri që thotë se Shqipëria është një vend i sigurt, një rritje e pragut që dikush duhet të plotësojë për t’u kualifikuar si viktimë e skllavërisë moderne, një garanci nga Shqipëria se do të mbrojnë njerëzit e vërtetë, në rrezik dhe do të ngrihet një njësi e re e dedikuar me më shumë se 400 specialistë.