Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Këtë javë do të dorëzojmë aplikimin për anëtarësim në BE

2022/12/13 at 10:58 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Këtë javë do të dorëzojmë aplikimin për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë kësaj jave, autoritetet do të dorëzojnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Siç e dini, ne jemi vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që po aplikojmë për Bashkimin Evropian edhe pse jemi vendi i parë në këtë rajon për sundimin e ligjit, lirisë dhe demokracisë”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 13 dhjetor.

Sipas tij, ka ardhur koha që statusi potencial kandidat, “që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë zyrtarisht në status kandidat, duke kaluar në një fazë të re të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian”.

Më herët gjatë këtij viti, Kosova ka treguar se po përgatitet të aplikojë për anëtarësim në BE.

“BE-ja është vend i paqes, sigurisë, barazisë dhe prosperitetit, andaj edhe Kosova e ka vendin natyrshëm në këtë shtëpi të përbashkët si një vend paqedashës e demokratik”, tha Kurti.

Kosova deri më tani ka vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Nga 27 shtetet anëtare të bllokut, pesë prej tyre ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Shtetet mosnjohëse janë: Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi janë dy shtetet që kanë bërë më shumë përparim drejt anëtarësimit në bllok, pasi deri më tani kanë hapur disa kapituj në bisedimet për anëtarësim.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria gjatë këtij viti nisën procesin e bisedimeve, ndërkaq Bosnjë e Hercegovina këtë javë pritet të marrë statusin e vendit kandidat. Kosova po ashtu është shteti i vetëm që nuk ka liberalizim të vizave me BE-në.

Ju sugjerojmë

Kreu i ri i SPAK, si do të zgjidhet kandidati fitues
Aktualitet

Kreu i ri i SPAK, si do të zgjidhet kandidati fitues

11 Dhjetor, 2025 11:08 am
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Pas Xholit, Doloreza Musabelliu prezanton platformën
Aktualitet

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Pas Xholit, Doloreza Musabelliu prezanton platformën

11 Dhjetor, 2025 11:06 am
“Nëse vij në zyrën tënde për çështje…”/ Xholi anëtares së KLP:Do të sajdisja me kafe
Aktualitet

“Nëse vij në zyrën tënde për çështje…”/ Xholi anëtares së KLP:Do të sajdisja me kafe

11 Dhjetor, 2025 10:42 am
Avokati i Popullit/ PD kërkon tërheqjen e Shabanit nga gara: Është lepuri i Surrelit
Kryesore

Avokati i Popullit/ PD kërkon tërheqjen e Shabanit nga gara: Është lepuri i Surrelit

11 Dhjetor, 2025 10:37 am
“Metro”: Britanikët zgjedhin Tiranën për pushime në qytet
Aktualitet

“Metro”: Britanikët zgjedhin Tiranën për pushime në qytet

11 Dhjetor, 2025 10:15 am
Gara për kreun e SPAK, nis intervistimi i kandidatëve
Aktualitet

Gara për kreun e SPAK, nis intervistimi i kandidatëve

11 Dhjetor, 2025 9:36 am
Portugalia kryeson listën e ekonomive më të forta të vitit 2025
Bota

Portugalia kryeson listën e ekonomive më të forta të vitit 2025

11 Dhjetor, 2025 9:21 am
A po rekruton Rusia iranianë për luftën e saj në Ukrainë?
Bota

A po rekruton Rusia iranianë për luftën e saj në Ukrainë?

11 Dhjetor, 2025 8:18 am
Makina përplaset me autobusin, përfundon në kanal
Kronikë

Makina përplaset me autobusin, përfundon në kanal

11 Dhjetor, 2025 8:17 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

11 Dhjetor, 2025 8:15 am
Para
Mashtroi investitorët dhe u mori 3.1 miliardë Dollarë,arrestohet “bosi” i kriptomonedhave

Mashtroi investitorët dhe u mori 3.1 miliardë Dollarë,arrestohet “bosi” i kriptomonedhave

Stoltenberg për tensionet në Kosovë: NATO është gati, të mos përshkallëzohet situata

Stoltenberg për tensionet në Kosovë: NATO është gati, të mos përshkallëzohet situata

Emri/ 131 mijë euro ryshfet për një tender, arrestohet 48-veçarja e shpallur në kërkim

Hetimet për Gërdecin, Aldo Bumçi paraqitet në SPAK

TE FUNDIT

Kreu i ri i SPAK, si do të zgjidhet kandidati fitues

Kreu i ri i SPAK, si do të zgjidhet kandidati fitues
11 Dhjetor, 2025

KLP ka nisur intervistimin e kandidatëve për kreun e ri të SPAK që do të pasojë në këtë detyre, Altin...

Lexo më shumë

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Pas Xholit, Doloreza Musabelliu prezanton platformën

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Pas Xholit, Doloreza Musabelliu prezanton platformën
11 Dhjetor, 2025

Pas intervistimit të Adnan Xholit, para anëtarëve të KLP dhe zyrtarëve të huaj, ka dalë kandidatja tjetër për kreun e...

Lexo më shumë

“Nëse vij në zyrën tënde për çështje…”/ Xholi anëtares së KLP:Do të sajdisja me kafe

“Nëse vij në zyrën tënde për çështje…”/ Xholi anëtares së KLP:Do të sajdisja me kafe
11 Dhjetor, 2025

Prokurori i SPAK, Adnan Xholi u pyet nga anëtarët e KLP për të dhënë një vlerësim për Arben Krajën që...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit/ PD kërkon tërheqjen e Shabanit nga gara: Është lepuri i Surrelit

Avokati i Popullit/ PD kërkon tërheqjen e Shabanit nga gara: Është lepuri i Surrelit
11 Dhjetor, 2025

Partia Demokratike kërkoi sot heqjen nga rendi i ditës të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, pasi sipas saj, maxhoranca po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com