Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beograd: Protestë në mbështetje të serbëve të Kosovës

2022/12/13 at 8:20 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Beograd: Protestë në mbështetje të serbëve të Kosovës

Qindra njerëz janë mbledhur të hënën në Beograd, për të protestuar “si shenjë mbështetjeje për serbët” në Kosovë. Protesta është zhvilluar përpara Kishës Shën Sava.

Thirrja për protestë është bërë e ditur në rrjetin social Telegram, te kanalet e disa organizatave të krahut të djathtë në Serbi.

Një prej organizatorëve – me maskë në fytyrë – i ka thënë audiencës se nuk dëshiron të bëjë të ditur identitetin, por është nga Kosova.

Ai i ka thënë turmës se nuk dëshiron “Asociacion të komunave me shumicë serbe” dhe që Kosova është pjesë e Serbisë.

Protestuesit kanë kënduar këngë për Kosovën dhe këngë nënçmuese për shqiptarët në Kosovë.

Ata kanë bërtitur “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë” si dhe “jo ndasive, Kosova është pjesë e Serbisë”.

Ata kanë bartur flamuj të Serbisë dhe Rusisë, si dhe mbishkrimet “Kosova nuk dorëzohet”.

Protestuesit kanë lëvizur edhe te rrugët e qendrës së qytetit, të cilat janë mbyllur për trafikun.

Ata e kanë djegur flamurin e Kosovës përpara Presidencës së Serbisë.

Protestuesit më pas kanë thënë se janë në pritje “të përgjigjes së shtetit”.

Protestat në Beograd janë mbajtur në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Disa serbë lokalë në veri të Kosovës, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Kjo ishte përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiç, nga autoritetet e rendit në Kosovë.

Atij më vonë i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Pantiç dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, t’i largojë barrikadat në veri.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se edhe Policia e Kosovës i ka kapacitetet e duhura të veprojë në këtë drejtim.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje po ashtu thirrje për largimin e barrikadave.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se “është i tronditur me deklaratat e disa zyrtarëve evropianë që kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave”. “Askush prej Beogradit nuk i ka urdhëruar barrikadat”, ka thënë ai.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka konfirmuar ndërkohë se një patrullë e tij vëzhguese në Rudarë – pjesa veriore e Kosovës – është sulmuar me shok-bombë mbrëmjen e 10 dhjetorit nga, siç është thënë, persona të armatosur. Komuniteti ndërkombëtar e ka dënuar këtë sulm.

Sulme ka pasur edhe mbi Policinë e Kosovës, ashtu si edhe disa shkëmbime me armë zjarri. Autoritetet e Kosovës kanë fajësuar “bandat kriminale”, të udhëhequra nga Beogradi./ REL

Ju sugjerojmë

Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro
Rajoni

Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro

17 Qershor, 2025 7:00 pm
Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran
Bota

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

17 Qershor, 2025 7:00 pm
Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar
Aktualitet

Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar

17 Qershor, 2025 6:46 pm
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Trump: Kemi kontroll të plotë mbi qiellin e Iranit!

17 Qershor, 2025 6:34 pm
Ministri Taulant Balla pret në Tiranë djalin e Hashim Thaçit
Politikë

Ministri Taulant Balla pret në Tiranë djalin e Hashim Thaçit

17 Qershor, 2025 6:25 pm
Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët
Bota

Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët

17 Qershor, 2025 6:16 pm
SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet
Bota

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet

17 Qershor, 2025 5:58 pm
Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite
Bota

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

17 Qershor, 2025 5:48 pm
Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen
Sport

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen

17 Qershor, 2025 5:35 pm
Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
Kryesore

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

17 Qershor, 2025 5:08 pm
Para
Protesta në Malin e Zi, qytetarët tentuan të hynin në godinën e Kuvendit

Protesta në Malin e Zi, qytetarët tentuan të hynin në godinën e Kuvendit

Tensionet në veri, Borrell: Gati të shtojmë trupat e EULEX

Tensionet në veri, Borrell: Gati të shtojmë trupat e EULEX

Irani i vendos sanksione Evropës

Irani i vendos sanksione Evropës

TE FUNDIT

Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro

Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro
17 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka vendosur një gjobë prej gati 400 milionë euro për Greqinë, për shkak të keqmenaxhimit të fondeve bujqësore...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran
17 Qershor, 2025

Izraeli ka paralajmëruar se sulme “të mëdha” në Teheran janë në ardhje, derisa presidenti amerikan, Donald Trump pritet të takohet...

Lexo më shumë

Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar

Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar
17 Qershor, 2025

Media greke “Protothema” i ka kushtuar një artikull biznesmenit më të madh shqiptar, Samir Mane, duke përshkruar suksesin e tij...

Lexo më shumë

Trump: Kemi kontroll të plotë mbi qiellin e Iranit!

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
17 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Turmp ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me përplasjet midis Iranit dhe Izralit. Përmes një postimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com