Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anglia kthen një grup shqiptarësh në Tiranë, mes tyre të dënuar me 26 vjet burg

2022/12/12 at 11:16 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Anglia kthen një grup shqiptarësh në Tiranë, mes tyre të dënuar me 26 vjet burg

11 shtetas shqiptarë janë deportuar nga Britania e Madhe në vendin tonë.  Sipas medias britanike Daily mail mes të deportuarve ka edhe të dënuar me disa vite burg për drogë, por edhe emigrantë të paligjshëm.

Në këtë fluturim, ishte edhe një burrë, i dënuar me mbi 26 vjet burg, pasi akuzohej për krime të ndryshme në fushën e narkotikëve, ndërsa të tjerët ishin persona të cilët kanë kaluar kanalin e “La Manshit” në mënyrë ilegale.

Në artikull ndër të tjera bëhet me dije se grupi i shqiptarëve shoqërohej në avion nga 30 zyrtarë britanikë, të cilët ishin vendosur nga autoritetet vendase për t’u siguruar që të depërtuarit të mos ia mbathin kur të mbërrijnë në Shqipëri.

Pasi mbërritën në aeroportin e Rinasit, ata u morën me një autobus nga Policia e Shtetit, ku iu morën shenjat e gishtave dhe më pas dokumentet e identifikimit. Atyre iu vendos edhe ekspulsi 3-vjeçar në drejtim të zonave të Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen.  Te deportuarve u ndalohet lëvizja në zonën Shengen për 3 vite. Sipas Daily Mail, kjo do t’i ndalojë ata që të kthehen në Francë dhe nga aty, të kalojnë më pas në Angli.

Një prej të deportuarve ka pohuar për Daily Mail se është marrë nga burgu ku po vuante dënimin për prodhim kanabisi në Leicester.

Përpara këtij udhëtimi në datë 1 dhjetor u bë një tjetër udhëtim nga Britania e Madhe në drejtim të Tiranës, ku u depërtuan 26 shtetas shqiptarë. Mes tyre, ishte edhe shtetasi Jorgen Bami, i dënuar me 27 muaj burg, pasi u kap me një fermë kanabisi me 250 rrënjë, me vlerë 147 mijë paund në tregun e zi.

Bami fillimisht i tha policisë se ishte viktimë, i detyruar nga një bandë që të kujdesej për kanabisin në ‘shtëpinë e barit’ për të shlyer 20,000 £ borxhe që kishte familja e tij në Shqipëri. Ai pretendoi se të afërmit e tij do të vriteshin nëse nuk i kthente paratë.

Kjo gënjeshtër flagrante e tij u zbulua pasi një inspektim i policisë në celularin e tij, ku dëshmohej se ai ishte një person kyç në ndërmarrjen e drogës. Anëtarët e tij të bandës e thërrisnin atë “Bosi”.

Po ashtu, pjesë e grupit të parë ishte edhe Arben Rekaj, 25 vjeç, i cili është shpallur fajtor këtë vit për kultivimin e 99 rrënjëve kanabis, që kapte një vlerë prej 48 mijë paundësh në tregun e zi.

Një tjetër shqiptar ishte edhe Aurel Hoxha, 31 vjeç, “koka” e një ferme kanabisi në Bradford. Ai u dënua me 22 muaj burg në korrik të këtij viti, ndërsa rezultonte i dënuar për të njëjtën vepër penale edhe herë të tjera, në zona të ndryshme të veriut të Anglisë.

Në Tetor autoritetet britanike kanë kthyer 120 shqiptarë të dënuar dhe të hyrë në vend ilegalisht. Daily Mail ka marrë asokohe në intervistë dy prej të kthyerve, të cilët kanë treguar se nuk kërkonin azil, por një jetë më të mirë. Deportimet kanë vijuar edhe në Nëntor. Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme atje mendojnë se po abuzohet me ligjin për skllavërinë moderne. Kjo pasi këtë vit janë shtuar kërkesat për t’u trajtuar nga ky ligj.

Ju sugjerojmë

Temperaturat e larta, dy qarqet më të rrezikuara nga zjerret sipas IGJEUM
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:12 am
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
Aktualitet

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

13 Qershor, 2025 9:34 pm
Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
Bota

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

13 Qershor, 2025 9:25 pm
Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore
Bota

Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore

13 Qershor, 2025 9:14 pm
Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
Bota

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

13 Qershor, 2025 8:52 pm
Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
Rajoni

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

13 Qershor, 2025 8:40 pm
Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
Aktualitet

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

13 Qershor, 2025 8:24 pm
Para
Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në zonën e Komunës së Parisit

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në zonën e Komunës së Parisit

Projekti i Portit të ri të Durrësit/Balluku:Punësohen1500 persona,nisim brenda vitit 2023

Projekti i Portit të ri të Durrësit/Balluku:Punësohen1500 persona,nisim brenda vitit 2023

Plagoset me thikë një 26-vjeçar në një lokal në Pogradec

Plagoset me thikë një 26-vjeçar në një lokal në Pogradec

TE FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 14 Qershor 2025

Temperaturat e larta, dy qarqet më të rrezikuara nga zjerret sipas IGJEUM
14 Qershor, 2025

Edhe këtë të shtunë do të vijojnë masat ajrore të qëndrueshme ndikimin e tyre duke sjellë në vendin tonë; mot...

Lexo më shumë

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
13 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar sërish kundër Iranit. Netanyahu theksoi se Izraeli ka nisur një nga operacionet më të...

Lexo më shumë

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
13 Qershor, 2025

Sipas mediave ndërkombëtare, Moska është gati të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti rus Vladimir...

Lexo më shumë

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në Luz të vogël të Kavajës, ku takoi zotin Vahid Lusha. Ai së bashku me 3 vëllezërit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com