Sulmuesi anglez, Harry Kane, ka marrë përgjegjësinë për humbjen e Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës. Anglia u mposht 2:1 nga Franca dhe u eliminua nga Kampionati Botëror.
“Unë do të marr përgjegjësinë e humbjes dhe sigurisht që humbja dhemb tani, dhe do të dhembë për një kohë të gjatë, por kjo është pjesë e të qenit kapiten.” Pasi arritën në gjysmëfinale në 2018 dhe dolën nënkampionët në Euro të vitit të kaluar, ekipi i Gareth Southgate ishte i sigurt për një biletë për në gjysmëfinale.
Pavarësisht se Franca shënoi në fillim të pjesës së parë, Anglia barazoi me një penallti nga Kane, por Olivier Giroud i ktheu sërish francezët në avantazh.
Kane pati një shans të mëtejshëm për të barazuar nga pika e bardhë, por gjuajti mbi traversë, duke bërë që shumë tifozë anglezë të shpërthenin në lot në stadiumin e Katarit.
“Krijuam shumë shanse, por ndeshjet e mëdha vendosen nga detajet. Zakonisht përgatitesh të përballesh vetëm me një penallti, por kur ndodhin dy gjithmonë duhet të kesh një ide se ku të godasësh të dytën”-tha Kane.