Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pesë grushte shteti që shënjuan historinë e njerëzimit

2022/12/07 at 4:07 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pesë grushte shteti që shënjuan historinë e njerëzimit

Duke filluar nga Napoleon Bonaparti, po rendisim më poshtë pesë udhëheqësit që iniciuan grushte shteti, për t’u ngjitur në krye dhe për të udhëhequr.


  1. Napoleon Bonaparte

Menjëherë pas kthimit nga fushata e tij e famshme ushtarake egjiptiane në tetor 1799, Napoleon Bonaparti filloi të bënte plane për të rrëzuar Direktoratin prej pesë anëtarësh që sundonte Francën. Me mbështetjen e disa bashkëpunëtorëve të nivelit të lartë, Napoleoni organizoi një seancë të posaçme legjislative që u zhvillua jashtë Parisit, më 10 nëntor 1799. Nëpërmjet propagandës, ryshfetit dhe presionit, ai shpresonte të mashtronte “Këshillin e pleqve”, në mënyrë që ata ta vinin në krye të vendit. Kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por mbi të u hodhën akuza dhe u nxor jashtë me brohoritjet “Poshtë diktatori!”. Pavarësisht kësaj, ai arriti t’ia dalë me synimet e veta duke shfuqizuar Direktoratin dhe duke marrë postin si konsulli i parë, derisa në vitin 1804 u kurorëzua perandor.

  1. Francisco Franko

Kur një koalicion i majtë fitoi zgjedhjet spanjolle në shkurt 1936, gjenerali Francisco Franco u dërgua në Ishujt Kanarie. Ndonëse ishte i vetëdijshëm për një komplot që po përgatitej mes kolegëve të tij oficerë të ushtrisë, ai fillimisht hezitoi të bashkohej, por në fund u bind. Më 18 korrik, Franko shkroi një manifest ku i lutej ushtrisë të rrëzonte qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike. Kur garnizonet e ushtrisë në të gjithë Spanjën ia vunë veshin thirrjes së tij, ai menjëherë u nis fshehurazi nga Ishujt Kanarie drejt Marokut të kontrolluar asokohe nga Spanja, ku kryengritja kishte filluar. Përpjekja për grusht shteti ishte pjesërisht e suksesshme, duke i lënë rebelët e Frankos nën kontrollin e vetëm një të tretës së vendit dhe duke nxitur një luftë të përgjakshme civile që do të zgjaste tre vjet. Në fund, megjithatë, ai doli fitues. Me mbështetjen e fashistëve, monarkistëve dhe Kishës Katolike, “El Caudillo” do të sundonte si diktator i Spanjës deri në vdekjen e tij në vitin 1975.

  1. Muamer al-Gaddafi

I lindur në një tendë nga prindër beduinë analfabetë, Muammar al-Gaddafi u rrit duke urryer monarkinë libiane dhe mbështetësit e saj perëndimorë. Në moshën 27-vjeçare, në kohën kur ishte një oficer i ri i ushtrisë, vendosi të merrte pushtetin vetë, më 1 shtator 1969, ndërsa mbreti Idris ishte jashtë vendit. Duke drejtuar automjete ushtarake në qytetet e Tripolit dhe Bengazit, Gaddaf dhe rreth 70 bashkëpunëtorë të tij, rrethuan pallatin mbretëror dhe ndërtesa të tjera kryesore qeveritare, ndërprenë komunikimet dhe arrestuan disa zyrtarë të lartë (njëri prej të cilëve u hodh në një pishinë me pizhame, teksa përpiqej të shpëtonte). Garda personale e mbretit bëri vetëm një rezistencë simbolike dhe brenda dy orësh grushti i shtetit ishte realizuar. Në një fjalim në radio atë mëngjes, Gaddaf-i informoi bashkatdhetarët e tij se regjimi “i korruptuar” dhe “reaksionar” ishte rrëzuar. Në fillim, askush nuk dinte qartë se kush e kishte marrë përgjegjësinë e kësaj ngjarjeje. Por Gaddaf-i shumë shpejt do të impononte vullnetin e tij në të gjitha aspektet e jetës libiane. Duke u përplasur vazhdimisht me Shtetet e Bashkuara, ai do të qeveriste Libinë për 42 vjet, derisa u vra gjatë kryengritjes së “Pranverës Arabe” në vitin 2011.

Kryengritja në vitin 2011 kundër regjimit të Gaddafi-t

  1. Idi Amin

Nga postet e ulëta, Idi Amin u ngrit shumë shpejt gjatë karrierës së tij në grada ushtarake për t’u bërë gjenerali më i lartë i Ugandës. Megjithëse fillimisht një aleat i ngushtë i presidentit Milton Obote, i cili e kishte udhëhequr vendin drejt pavarësisë nga Britania në vitin 1962, të dy burrat përfundimisht filluan të mos i besonin njëri-tjetrit. Pak para se të nisej për një konferencë në Singapor, Obote dyshohet se urdhëroi fshehurazi arrestimin e Amin. Fjala për këtë komplot u zbulua nga Amin-i,dhe ai iu përgjigj më 25 janar 1971. Duke gjuajtur me armë dhe mortaja, njerëzit e Amin zunë shpejt aeroportin dhe vendet e tjera strategjike, përpara se të shpallnin grushtin e tyre të suksesshëm përmes radios. Pavarësisht nga një premtim për të rivendosur demokracinë, i vetëshpallur “Mbreti i fundit i Skocisë” do të vazhdonte të sundonte Ugandën me dorë të hekurt fillimisht, duke vrarë rreth 300.000 kundërshtarë politikë. Pasi u rrëzua nga të mërguarit nga Uganda dhe ushtarët tanzanianë, Amin jetoi pjesën tjetër të jetës së tij në Arabinë Saudite pa u përballur me akuza.

  1. Augusto Pinochet

Një oficer ushtarak me karrierë të gjatë, Augusto Pinochet u emërua kreu i ushtrisë kiliane në të njëjtën kohë kur ai iu bashkua një komploti të mbështetur nga CIA kundër njeriut që e kishte promovuar atë, presidentit Salvador Allende. Më 11 shtator 1973, marina kiliane pushtoi qytetin-port të Valparaiso, ndërsa tanket dhe trupat përparuan në pallatin presidencial në qendër të Santiago-s. Duke drejtuar sulmin nga një post komandë periferike, Pinochet urdhëroi dy avionë luftarakë që të gjuanin raketa në pallat. Ndërsa flakët shpërthyen drejt qiellit, ushtarët më pas sulmuan ndërtesën, duke bërë që Allende, një marksist i zgjedhur në mënyrë demokratike, të kryente vetëvrasje në vend që të dorëzohej. Pas kësaj, njerëzit e Pinochet nisën të kapnin mijëra mbështetës të Allendes për t’i torturuar dhe ekzekutuar pa gjyq. Pinochet filloi kështu atë që do të bëhej një mbretërim diktatorial 17-vjeçar. Dëshmia e Kongresit dhe dokumentet e deklasifikuara më vonë treguan se, nën urdhrat e presidentit të SHBA-së Richard Nixon, CIA ishte përpjekur për vite të tëra të nxiste rënien e Allendes, pjesërisht duke financuar propagandën anti-Allende, duke marrë masa për të dëmtuar ekonominë e Kilit dhe duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me puçistët e njohur.



Ju sugjerojmë

Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:15 am
Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Para
36 celularë të kontrabanduar, pranga 32-vjeçarit në Tiranë

Përndoqi 25-vjeçaren në Tiranë, arrestohet i moshuari

Organizata Trump shpallet fajtore për mashtrime tatimore

Organizata Trump shpallet fajtore për mashtrime tatimore

Opinion/ Çfarë fshihet pas goditjes së Sali Berishës?

Opinion/ Çfarë fshihet pas goditjes së Sali Berishës?
















TE FUNDIT

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
21 Qershor, 2025

Dashi – Mund të ketë shumë pengesa në rrugën tuaj sot, por përpiquni të mos ndaleni tek ato. Çelësi është...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
21 Qershor, 2025

Sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të...

Lexo më shumë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com