Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkozë-TEG, në Tiranë.
Sipas policisë, rreth orës 17:30, një automjet ka aksidentuar një person, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Nuk dihet ende identiteti i drejtuesit të makinës dhe as i viktimës.
Sakaq, grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al