Ka nisur samiti i BE me Ballkanin Perëndimor që po mbahet për herë të parë në Tiranë. Kryeministri Edi Rama tashmë po pret liderët europianë që do të marrin pjesë në këtë samit
Të parët liderë që kanë mbërritur janë Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.