Një nga avionët e kompanisë ajrore “Easy Jet” që po shkonte për në Mbretërinë e Bashkuar ka kryer ulje emergjente në Pragë pas një raporti për një “bombë të mundshme” në bord.
Avioni Airbus A320 kishte rreth një orë që ishte ngritur në fluturim kur u ul në aeroportin Václav Havel.
“U raportua për një bombë të mundshme në bordin e avionit. Të gjitha veprimet po kryen nga policia çeke për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe të gjithë trafikut ajror”, shkroi aeroporti në Twitter.
Policia çeke tha se ekspertët e saj të eksplozivëve ishin në vendngjarje dhe po hetonin pajisjen e raportuar.
Aeroporti i Pragës më vonë tha se në avion nuk u gjet asnjë objekt i rrezikshëm.