Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti i 6 Dhjetorit/Si do bëhet lëvizja e banorëve rezidencialë në perimetrin e sigurisë

2022/12/03 at 1:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Samiti i 6 Dhjetorit/Si do bëhet lëvizja e banorëve rezidencialë në perimetrin e sigurisë

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka shpjeguar hartën e rrugëve të bllokuara në Tiranë në datën 6 Dhjetor kur do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Në një konferencë shtypi, Rrumbullaku tregoi se bulevardi “Bajram Curri” që lidhet me kryqëzimin e rrugës Ibrahim Rrugova, si dhe me pjesën tjetër të rrugës së Elbasanit do të jetë tërësisht “vijë e kuqe” dhe e bllokuar.

“Perimetri i sigurisë është i përcaktuar fare qartë; bulevardi “Bajram Curri” që lidhet me kryqëzimin e rrugës Ibrahim Rrugova, si dhe me pjesën tjetër të rrugës së Elbasanit, pra ura e Lanës, do të jetë zonë totalisht nën mbikëqyrje dhe nën kontrollin policor. Kjo do të jetë vija kufizuese e perimetrit të sigurisë për të cilën Policia e Shtetit në raport edhe me konsultim të plotë me partnerët, përgjegjësit e sigurisë së autoriteteve të delegacioneve të larta që do vizitojnë vendin tonë, është zonë sigurie dhe vijë e kuqe që nuk mund të shkelet dhe është e aksesueshmë vetëm nga ata për të cilën ne kemi deklaruar dhe më parë. Aksi rrugor kryqëzimi i rrugës Bulevardi Bajram Curri me rrugën Ibrahim Rrugova do të jetë aks rrugor i kalueshëm nga automjetet në të dyja krahët me ndalim përkimi për asnjë nga përdoruesit e rrugës, ndërsa të gjitha kryqëzimet e rrugëve që lidhin aksin rrugor Ibrahim Rrugova me Bulevardin Dëshmorët e Kombit konsiderohen rrugë të bllokuara dhe perimetër sigurie për të cilën janë caktuar një sërë masash të tjera si dhe punonjës policie që do të orientojnë qytetarët për të lëvizur në aksin e trotuarit të rrugës Ibrahim Rrugova sipas interesit që do të kenë”.

Edhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit deri tek rrethrrotullimi i Varrezave të Dëshmorëve në Sauk do të jetë i mbyllur duke filluar nga ora 07:00 e 6 Dhjetorit.

“Perimetër tjetër i sigurisë ka të bëjë me kryqëzimin e rrugës së Elbasanit deri tek rrethrrotullimi i Varrezave të Dëshmorëve në Sauk. I gjithë ky aks duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit të datës 6 do të konsiderohet i bllokuar. Aksi përgjatë procesit të zhvillimit të samitit në raport me trafikun e mjeteve me ngarkesën që do të kemi gjatë gjithë territorit të qarkut apo të rrethit apo bashkisë së Tiranës, do të vendosim mbi bazën e saktë për të thënë që mund të kemi dhe lëvizje të automjeteve për nevoja të ndryshme, qoftë dhe ato emergjente”.

Por si do të bëhet lëvizja e banorëve rezidentë që janë brenda perimetrit të sigurisë dhe e punonjësve të administratës më 6 Dhjetor? Rrumbullaku u shpreh se këta persona do të lejohet të lëvizin në këmbë pa automjete, por duhet të jenë të pajisur me kartën e identitetit dhe dokumentin e punës.

“Për të gjithë rezidentët që janë brenda perimetrit të sigurisë, të cilët do të zhvillojnë veprimtarinë normale jetësore për çdo lloj nevoje dhe shërbimi që do kenë, i vetmi kufizim për gjithë rezidentët, të institucioneve shtetërore do të jetë kufizimi i lëvizjes së tyre me mjete, qofshin shtetërore qofshin mjete në përdorim vetjak. Rrugët dhe akset e mundshme të hyrjes së tyre në institucione, qofshin këto arsimore, shtetërore, gjithësecili prej tyre është i detyruar të paraqesë dokument identifikimi dhe dokumentin e vendit të punës.

Nga ana tjetër kemi të përcaktuar individë të caktuar në nivel menaxherial të Policisë së Shtetit për të patur një komunikim të rregullt sa më etik me cilindo nivel komunikimi që ka të bëjë me të gjithë qytetarët apo me të gjithë komunitetin. Perimetri i sigurisë përveç për të cilën 3 akset që unë ju shpjegova, ka të bëjë vetëm me perimetrin e sigurisë në anën jugore të zonës perimetrave që konsiderohet zonë e kuqe me Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe në të gjithë perimetrin përgjatë Parkut Kombëtar. Gjithashtu do të thoshim që kemi përcaktuar itinerarin dhe lëvizjen shumë të lirë të të gjithë studentëve për të marrë pjesë në fakultetet e tyre në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Kemi dy perimetra të sigurisë për të qartësuar, perimetrin e largët dhe perimetrin brendshëm. Detyrimet të agjencive ligjzbatuese në kuadrin e një plani bashkëpunues ndërinstitucional, një pjesë të Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese ne vend”, tha ndër të tjera Drejtori i Policisë së Shtetit.

Ju sugjerojmë

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen
Kryesore

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen

22 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Hapësirat publike, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe policisë

22 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor
Bota

Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

22 Dhjetor, 2025 12:36 pm
Vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim, plagosën me armë dy persona në Kukës
Kronikë

Vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim, plagosën me armë dy persona në Kukës

22 Dhjetor, 2025 12:34 pm
PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

22 Dhjetor, 2025 11:58 am
Fermerët grekë vijojnë protestat, bllokime rrugësh dhe kufijsh gjatë gjithë festave
Rajoni

Fermerët grekë vijojnë protestat, bllokime rrugësh dhe kufijsh gjatë gjithë festave

22 Dhjetor, 2025 11:48 am
Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes
Aktualitet

Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes

22 Dhjetor, 2025 11:19 am
Rama – fermerëve: Tregu evropian sfidë e pamundur, nuk jeni gat
Aktualitet

Rama – fermerëve: Tregu evropian sfidë e pamundur, nuk jeni gat

22 Dhjetor, 2025 11:05 am
Rolling Hills Liqeni, njësitë e para dorëzohen  brenda vitit të ardhshëm
Aktualitet

Rolling Hills Liqeni, njësitë e para dorëzohen brenda vitit të ardhshëm

22 Dhjetor, 2025 11:01 am
Para
Bundestagu vendos të ndryshojë lejen e qëndrimit në Gjermani

Bundestagu vendos të ndryshojë lejen e qëndrimit në Gjermani

Incidenti me armë në primaret e Kurbinit, përjashtohen nga gara 2 kandidatë

Incidenti me armë në primaret e Kurbinit, përjashtohen nga gara 2 kandidatë

OBSH: Po krijohen kushtet për një variant vdekjeprurës të COVID-19

OBSH: Po krijohen kushtet për një variant vdekjeprurës të COVID-19

TE FUNDIT

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
22 Dhjetor, 2025

Pak orë para protestës së opozitës, pema e Krishtlindjeve para kryeministrisë është hequr. Nga pamjet vërehet pema e ngarkuar në...

Lexo më shumë

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen
22 Dhjetor, 2025

Pak orë nga nisja e protestës para kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha përveç thirrjes për qyetarët që të bashkohen në...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe policisë

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
22 Dhjetor, 2025

Drejtori i IMT-së dhe inspektori, si dhe efektivë të rendit në Vlorë, janë përfshirë në një incident. Shkak ka qenë...

Lexo më shumë

Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor
22 Dhjetor, 2025

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar ndërtimin e 19 vendbanimeve të reja në Bregun e okupuar Perëndimor, një lëvizje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com