Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka bërë të qartë se në perimetrin e sigurisë për samitin e BE me Ballkanin Perëndimor nuk do të lejohet protesta e opozitës me 6 dhjetor.
Pas takimit që pati me kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku kjo është ngjarja diplomatike më e madhe që ndodh në Tiranë dhe për këtë arsye masat do të zbatohen sipas protokolleve.
“Ju garantoj që cdo gjë do të shkojë më së miri. Jemi plotësisht të përgatitur tamam si një vend evropian. Ne asnjëherë s’kemi qenë kundër protestave, gjithmonë e kemi garantuar të drejtën kushtetuese për të protestuar. Kësaj radhe thjesht ka një zonë të kuqe ku do të zhvillohet samiti dhe s’mund të protestohet. Jashtë kësaj zone ne do të marrim gjithë masat që edhe protesta të zhvillohet”, deklaroi ministri i Brendshëm.