Shumë sisteme ushtarake ruse, përfshirë ato bërthamore, “nuk kanë të dytë” në botë. Kështu ka deklaruar presidenti Vladimir Putin.
Sipas tij Rosatom, kompania publike ruse në fushën atomike, “ndihmon në forcimin e mburojës bërthamore të vendit”.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se presidenti Biden nuk ka në plan të bisedojë me kreun e Kremlinit.
“Joe Biden nuk ka ndërmend të flasë me Vladimir Putin tani”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, duke theksuar se i takon Ukrainës të vendosë nëse dhe kur mund të negociohet një marrëveshje.