Maroku dhe Kroacia janë dy skuadrat që u kualifikuan për në fazën me eliminim direkt të Botërorit. Kroacia dominoi në pjesën e parë me Belgjikën, patën disa mundësi por mungoi goli. Belgjika bëri ndërrimet e nevojshme dhe këmbënguli të gjente golin madje Lukaku goditi eshe shtyllën në një pres disa rasteve që pati.
Ndeshja përfundoi në barazim dhe ballkanasit u kualifikuan si të dytët në grup.
Vendin e parë e zuri Maroku që mundi 2-1 Kanadanë që nuk kishte shpresa për kualifikimin. Ishin në fakt gafat e lojtarëve të Kanadasë që u shfrytëzuan. Afrikanët shënuan që në minutën e 4’.
Në mesin e pjesës së parë dyfishuan rezultatin. Marokenët bënë thuajse gjithçka në këtë ndeshje, madje edhe për Kanadanë menduan të shëninin vetë në portën e tyre. Duke parë situatën të tillë, marokenët menduan të administronin rezultatin në pjesën e dytë.