Numri viktimave nga rreshqitja e dheut në ishullin Ischia të Italisë jugore ka shkuar në 11, pasi ekipet e shpëtimit gjetën tre trupa të tjerë.
Trupat e një gruaje 38-vjeçare dhe dy burrave të moshës 38 dhe 31-vjeç u gjetën dhe u identifikuan, tha në një deklaratë Prefektura e Napolit, një degë lokale e Ministrisë së Brendshme.
Mediat e huaja raportojnë se një person rezulton akoma i humbur.
Një rrëshqitje dheu në qytetin Kazamichola u aktivizua të shtunën pas reshjeve të dendura të shiut dhe mes viktimave ishin tre fëmijë, mes tyre një foshnjë më pak se njëmuajshe.
Rrëshqitja e dheut detyroi rreth 300 njerëz të evakuohen, tha një zyrtar i qeverisë lokale këtë javë. Iskia është një ishull vullkanik që ndodhet rreth 30 km larg Napolit, i njohur për banjat termale dhe bregdetin piktoresk./Opinion.al