Pasditen e sotme kryetari i PD, Sali Berisha është takuar me qytetarët e njësisë 1 dhe 3 në Tiranë, ku përsëri është ndalur te protesta e 6 dhjetorit, ditë në të cilën mbahet dhe samiti i Be me Ballkanin Perëndimor.
Berisha tha në fjalën e tij se mbushja e bulevardit me protestues është një akt mikpritje për liderët e BE. Krydemorkati tha se protesta do i tregoi liderëve të BE Shqipërinë e kapur nga korrupsioni i qeverisë dhe jo atë të lobingjeve të mazhorancës.
“Zhvillimi për herë të parë në këtë formë i primareve në Shqipëri dhe natyrisht nuk mund të ndodhte në një parti tjetër përveç Partisë Demokratike. Problemi i dytë, po i një rëndësie të jashtëzakonshme është protesta, e thirrur për popullin opozitar, demokratët, në datën 6 dhjetor, në një eveniment jashtëzakonisht të rëndësishëm, në një ditë që në Tiranë, vijnë dhe mblidhen liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst dalja jonë në bulevard, mbushja e bulevardit dhe Tiranës me popull opozitar, është një përshëndetje, akt mikpritje për të gjithë ata përfaqësues të vendeve demokratike, që në 30 vite i kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme popullit shqiptare. Dalja jonë në protestë në datën 6 dhjetor është një detyrim, mision për të përfaqësuar në atë protestë dhe shprehur të gjitha të vërtetat e fshehura të realitetit shqiptar. Të gjitha problematikat e thella të krijuara nga një regjim i cili pas diktakturës hoxhiste është edhe regjimi më i urryer për shqiptarët në tërë historinë e tyre, regjimi i Edi Ramës. Ne dalim në shesh, për tu provuar miqve që vijnë nga mbarë Europa, mbi 1 mijë gazetarë se pas lustrës, mashtrimeve dhe manipulimit, pas gënjeshtrave dhe propagandës false të bazuar në qindra milionë euro lobime, etj., qëndron një Shqipëri tjetër, një komb që po pakësohet më shpejt se në çdo luftë, epidemi në tërë historinë e tij. Qëndron një komb, të cilit makineria shtetërore, i vjedh çdo ditë buxhetin, pasuritë publike, pasi i ka vjedhur votën, i ka rrëmbyer dhe shpresën. Qëndron pra një komb, defakto në këtë gjendje që është të ardhme nuk ka, sepse e ardhmja po emigron masivisht. Të rinjtë shqiptarë largohen më shumë se sa të rinjtë sirianë që janë në luftë civile. Përveç kësaj, qytetarët varfërohen, çdo vit e më shumë, ndërkohë qeveritarët pasurohen”,-tha Berisha./Opinion.al