Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare Atalanta Pasko, e bija e Mitrush Kutelit.
Sipas News 24, Pasko vuante nga një sëmundje e rëndë.
Atalanta Pasko ka lindur me 23 prill 1951 në Tiranë, ku kreu edhe shkollën e mesme të përgjithshme.
Ajo ështe një emër i njohur në montazhin e filmit shqiptar. Ne vitin 1970, filloi punë në Kinostudio “Shqipëria e Re” në sektorin e montazhit. Pas një specializimi të shkurter, montoi filmat e parë dokumentare “Dhuruesit e jetës” dhe “Higjiene” të dy me regji te Mit`hat Fagut.
Pasko kreu paralelisht me korrespondence studimet e larta për Gjuhe-Letërsi duke përvetësuar gjuhën frenge dhe italiane. Filmi i parë artistik i saj si regjisore montazhi ishte ai “Ne fillim të verës” (1975), i cili fitoi Çmimin e parë në Festivalin e parë të Filmit Shqiptar.