Data 6 dhjetor është vendosur të jetë një ditë pushimi zyrtar vetëm për Tiranën. Ky vendim është marrë për shkak të Samitit të BE me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në kryeqytet, ku pritet të vijnë 45 delegacione për këtë Samit.
Sipas informacioneve i gjithë Bulevardi do të jetë me perimetër sigurie dhe nuk do te lejohet të kalojë asnjë person i paakredituar. E bllokuar do të jetë edhe “Unaza”.
Qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit do duhet të gjejnë rrugë të tjera alternative pasi edhe rruga kryesore do jetë e bllokuar gjithashtu./Opinion.al