Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare, Besniku ka ardhur më partneren e tij Dorinën për të zgjidhur një problem mes tyre.
Dorina e cila ka një vajzë 6 muajshe me Besnikun, shprehet se nuk dëshiron të martohet me të derisa të zgjidhë problemet që ai ka ende me ish-gruan e tij.
Ish-vjehrra e ka denoncuar Besnikun se i ka vjedhur 6 kuintal kokërr ulliri, por ai e mohon në mënyrë kategorike, duke u shprehur se nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Madje Besniku ka treguar se është ndarë nga ish-gruaja sepse ka qenë i dhunuar fizikisht nga ajo dhe dy djemtë e tij, që sipas tij pinë drogë dhe nuk janë në rrugën e duhur. Ai ka treguar publikisht fotot ku ai shihet i dhunuar.
Besniku: Unë atë grua nuk e dua, nuk e doja më për arsye se ajo ka bërë një masakër sikur unë të isha një përbindësh, urdhëro. I bëhet babait, i bëhet babait në këtë mënyrë? (Besniku tregon fotot e tij ku shihet i dhunuar. Ja ata drogaxhinj, kjo është e vërteta.
Eni Çobani: Kush janë drogaxhinj?
Besniku: Djemtë e mi.
Eni Çobani: Pra ti je dhunuar fizikisht?
Besniku: Po normale.
Eni Çobani: Nga ish-bashkëshortja dhe fëmijët?
Besniku: Nga ish-bashkëshortja dhe fëmijët
Eni Çobani: Dhe për këtë arsye je divorcuar?
Besniku: Normale./ Tv Klan