Kremlini ka marrë një vendim për një “zgjidhje” radikale të problemit të tërheqjes të Bjellorusisë në luftën në Ukrainë.
Sipas një artikulli të publikuar në agjencinë italiane të lajmeve Ansa, e cila citon institutin amerikan Robert Lansing Institute sipas planit të liderit të Kremlinit Vladimir Putin, vrasja e Presidentit Alexander Lukashenko, ose në çdo rast detyrimin e këtij të fundit për të bashkëpunuar me të do të ishte një nga zgjidhjet.
“Me udhëzimet e presidentit rus Vladimir Putin pas kthimit të tij nga samiti i fundit i CSTO (Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive), inteligjenca ushtarake ruse mund të përpiqet në ditët në vijim të ndjekë një skenar që përfshin një tentativë për vrasjen e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko ose do të përpiqet thjesht ta frikësojë atë në mënyrë që të urdhërojë trupat e tij që të përfshihen në luftë më Ukrainën,” thotë institutit amerikan.
Inteligjenca Ushtarake Ruse (GRU) po shqyrton skenarin që përfshin vrasjen e Lukashenkos, detyrë e cila do t’i besohej Sekretarit të Përgjithshëm të CSTO, Sanislav Zas, një njeri besnik ndaj Rusisë dhe nën kontrollin e GRU.
Sipas komplotit, Zas më pas do të deklaronte bashkimin e Bjellorusisë me Rusinë si një entitet autonom, me sa duket për të parandaluar kërcënimin ushtarak nga Ukraina dhe Polonia. Një narrativë propagandistike sipas së cilës sulmi ndaj Lukashenkos ishte projektuar nga Uashingtoni do të “ripropozohej”, nënvizon instituti.
Në të dy skenarët – nëse bëhet fjalë për një vrasje apo një atentat të dështuar ndaj Lukashenkos, do të paraqiteshin “prova” të fabrikuara të “përfshirjes së Ukrainës dhe Polonisë nën drejtimin e inteligjencës së NATO-s”, të cilat do të ofronin një pretekst për përfshirjen e trupave bjelloruse në luftën kundër Ukrainës.