Australia ka mposhtur me rezultatin 1-0 Tunizinë në Kupën e Botës.
Goli u shënua në minutën e 23-të, moment kur australianët u treguan të saktë, duke thyer mbrojtjen kundërshtare dhe duke gjetur rrjetën.
Mitchell Duke devijoi saktë drejt portës një krosim nga e majta e sulmit, për të mposhtur portierin dhe dërguar në delir tifozët australianë në shkallët e stadiumit “Al Janoub”.
Pavarësisht se pati tentativa nga tunizianët, nuk arritën të barazojnë rezultatin.
Australia tani do ta kthejë vëmendjen në ndeshjen e fundit në grup të mërkurën kundër Danimarkës. Ndërkohë, Tunizia është në prag të daljes nga Kupa e Botës dhe përballet me kampionët e botës në fuqi, Francën.