Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ndaj dhimbjen me ju”, Putin takim me nënat e ushtarëve të vrarë

2022/11/26 at 8:48 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ndaj dhimbjen me ju”, Putin takim me nënat e ushtarëve të vrarë

“Ne ndajmë dhimbjen tuaj”. Kështu iu tha presidenti rus Vladimir Putin një grupi nënash të ushtarëve rusë që kanë luftuar dhe disa prej të cilëve janë vrarë në Ukrainë.

“Asgjë nuk mund të zëvendësojë humbjen e një djali”, tha ai në fjalën e tij hyrëse, të transmetuar në mediat shtetërore ruse.

Sipas BBC kritikët thonë se nënat ishin zgjedhur me kujdes për takimin.

Brenda Rusisë, kundërshtimi ndaj pushtimit të Putin në Ukrainë është rritur. Në të gjithë vendin, grupet e nënave të ushtarëve në shërbim janë ankuar hapur se djemtë e tyre po dërgohen në betejë të trajnuar dobët dhe pa armë dhe veshje adekuate, veçanërisht teksa po fillon dimri i ftohtë.

Disa kanë akuzuar gjithashtu ushtrinë ruse se i ka kthyer ato të dislokuara me forcë në “ushqim topash”, pas një vargu humbjesh të rënda ushtarake në muajt e fundit.

Rreth 100,000 ushtarë rusë dhe 100,000 ukrainas janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, sipas gjeneralit më të lartë amerikan, Mark Milley. Kremlini pranoi në shtator se ishin bërë gabime në përpjekjen e tij për të mobilizuar rezervistët e ushtrisë.

Por çfarë po mendon dhe po planifikon Vladimir Putin?

Në takimin e së premtes në rezidencën e tij shtetërore pranë Moskës, Putin u shfaq i ulur në një tavolinë të madhe me një grup prej 17 nënash. Disa prej tyre mbanin shami të errëta – një simbol i zisë. “Dua ta dini se unë personalisht dhe gjithë lidershipi i vendit e ndajmë këtë dhimbje”, tha presidenti. Ai i tha një nëne që djali i saj “ia kishte arritur qëllimit” dhe “nuk vdiq kot”.

Putin tha se dëshironte të takonte nënat ballë për ballë për të dëgjuar prej tyre për situatën në terren.

Presidenti iu bëri thirrje grave të mos besojnë lajmet e pavërteta dhe “gënjeshtrat” në TV ose internet në lidhje me luftën në Ukrainë.

Në një transkript të takimit të lëshuar nga Kremlini disa orë më vonë, disa nga gratë u identifikuan si pjesë e lëvizjeve pro-Putin.

Gratë ishin nga pjesë të ndryshme të Rusisë, me të paktën një nga Republika Popullore e vetëshpallur e Luhanskut në Ukrainën lindore, të cilën Moska e shpalli të aneksuar në fillim të këtij viti.

Një anëtare e Frontit Popullor Gjith-Rus të mbështetur nga Kremlini ishte gjithashtu atje, si dhe një pjesëmarrëse e organizatës Combat Brotherhood, e cila mbledh ndihma humanitare për ushtarët rusë./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?
Bota

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?

13 Korrik, 2025 4:41 pm
Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
Bota

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

13 Korrik, 2025 4:18 pm
Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik
Aktualitet

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik

13 Korrik, 2025 4:04 pm
UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin
Rajoni

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

13 Korrik, 2025 3:55 pm
Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës
Aktualitet

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës

13 Korrik, 2025 3:38 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet shoferi

13 Korrik, 2025 3:24 pm
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë
Aktualitet

Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë

13 Korrik, 2025 3:06 pm
Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë
Bota

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

13 Korrik, 2025 2:48 pm
Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!
Aktualitet

Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!

13 Korrik, 2025 2:34 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

BE-ja dhe Meksika kritikojnë propozimin e Trumpit për tarifë 30%

13 Korrik, 2025 2:17 pm
Para
Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Durrës

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Durrës

A duhet të negociojë Ukraina me Rusinë?

A duhet të negociojë Ukraina me Rusinë?

Zelensky: Mbi 6 milionë ukrainas pa energji elektrike

Zelensky: Mbi 6 milionë ukrainas pa energji elektrike

TE FUNDIT

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?
13 Korrik, 2025

Në dhjetor të vitit 2024, pothuajse shtatë muaj para se ministri rus i Transportit, Roman Starovoit të gjendej i vdekur...

Lexo më shumë

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Gazë, teksa kanë qenë duke...

Lexo më shumë

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik
13 Korrik, 2025

Borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në afro 1.36 trilionë lekë. Kjo është shifra që qeveria i detyrohet subjekteve të...

Lexo më shumë

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin
13 Korrik, 2025

Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com