Kryetari i PD, Sali Berisha ka dhënë sinjale se Policia e Shtetit ka dhënë përgjigje negative për të lejuar zhvillimin e protestës së 6 dhjetorit.
Në konferencën për mediat, Berisha tha se kryeministri Edi Rama do të përdori samitin BE-Ballkani Perëndimor për të shtypur të drejtat e popullit opozitar.
E keni njoftuar policinë për protestën?
PD ka njoftuar policinë, kushtetuta e Shqipërisë ka vendosur që është i panevojshëm marrja e lejes. Cila është përgjigjja, është ajo që dikton Edi Rama. Ai do të shfrytëzojë samitin për të shtypur të drejtat dhe liritë e popullit opozitar.
Do të jetë një protestë e qetë?
Do të jetë një protestë civile, e cila nuk do të cenojë në asnjë rrethanë sigurinë e mysafirëve. Natyrisht një protestë strikt, armiqësore ndaj Edi Ramës.
Cili nga aleatët e PD-së keni ftuar t’i bashkohet kësaj proteste?
Aleatët janë të mirëpritur. Ftesa ime është për të gjithë aleatët dhe popullin opozitar. Çfarë vendimi marrin është në tagrin e tyre.