Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me zbulimin e laboratorit të kokaiës në Fratar të Fierit. Mësohet se në operacionin anti-drogë ka marrë pjesë SPAK, DEA amerikane dhe policia malazeze.
Sipas informacioneve, janë zbuluar 400 kg pleh kimik i përzier me kokainë që kishte ardhur nga Mali i Zi në Shqipëri. Policia ka arrestuar deri më tani 15 persona të cilët janë përgjuar dhe janë mbajtur nënvëzhgim nga autoritetet prej tre muajsh. Po ashtu, janë sekuestruar edhe armë zjarri, dy kallashnikov, një shotgan dhe një çifte.
Lënda narkotike dyshohet se e ka origjinën nga Kolumbia dhe përpunohej në laboratorin e Fierit.
Pak më herët, në Malin e Zi u njoftua se ishte sekuestruar kokainë nga autoritetet. A kanë lidhje laboratori i drogës në Fier me kokainën e kapur në Tivar? Kjo mbetet për tu parë në vazhdim pasi zyrtarët shqiptarë të flasin për të dy operacionet.