Një ngjarje e mundshme kriminale në një familje në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz të Pukës është parandaluar ditën e sotme.
Policia bën me dije se një 34-vjeçar me iniciale D.P është arrestuar pasi është konfliktuar në banesë me babanë e tij, ndërsa posedonte një armë zjarri pushkë me fishek në fole, gati për qitje.
Uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje dhe një sasi municioni luftarak.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al