Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur situatën në akset rrugore në vend.Në një njoftim në rrjetin social “Facebook”, ARRSH njofton se vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi i automjeteve për në rrugën alternative.
Gjithashtu, ARRSH apelon që të tregohet kujdes i shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, të ulet shpejtësia dhe të respektohet sinjalistika dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin duke sjellë një qetësim të situatës.
Për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”-njofton ARRSH.