Territori shqiptar gjatë paradites do të ketë një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në ultësirën perëndimore.
Por pasditja do të sjelli shtim të vranësirave, duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin, deri natën vonë ku pritet intensifikim i reshjeve të cilat do të sjelli dhe problematika me vërshimin e ujit kryesisht në ultësirën perëndimore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 16°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.