Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përmbytjet/Rama: KESH importoi energji më 11 Nëntor. Reshjet rezultuan në nivele ekstreme

2022/11/21 at 11:17 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzat për Portin e Durrësit, Rama: Tërbim i Non grata-ve dhe spiunëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e përmbytjeve në vend dhe për lajmet e publikuara në media lidhur me importin e energjisë elektrike.

Në një status të gjatë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë  sqaron se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor, sepse nga të gjitha parashikimet e motit, situata e rreshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 Nëntor dhe nëse nuk do të ishte importuar do rrezikohej furnizimi normal me energji.

Më tej Rama thotë se sasia e reshjeve rezultoi në nivele ekstreme me vlera rekord në basenet e Komanit e të Vaut të Dejës dhe në këto kushte, sipas tij, në datën 19 Nëntor u morën masat sipas protokolleve përkatëse, duke hapur portat e shkarkimit për të krijuar mundësi akumuluese në të dy këta liqene dhe duke garantuar sigurinë e digave.

Reagimi:

NË KRYE TË DETYRËS (mes prurjeve të shiut të dhe të llumit)

Teksa të gjitha strukturat, nga forcat e emergjencave civile, trupat ushtarake, policia e shtetit, punonjësit e sistemit energjetik, drejtues e ministra respektivë ndodhen në terren, në krye të detyrës ditë-natë, vijon paralelisht edhe përmbytja e kanaleve të komunikimit mediatike me shpifje, akuza e spekullime të llojllojshme.

Prurja më e madhe e dizinformimit vjen lidhur me importin e energjisë.

E vërteta është se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor, sepse nga të gjitha parashikimet e motit, situata e rreshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 Nëntor dhe nëse nuk do të ishte importuar, rezerva energjetike do të ishte në minimalen historike, duke rrezikuar vetë furnizimin normal me energji.

Sasia e reshjeve rezultoi në nivele ekstreme me vlera rekord në basenet e Komanit e të Vaut të Dejës – 150% e parashikimit sipas modeleve ndërkombëtare të analizës së motit! Vetëm në Theth në 12 orë kanë rënë mbi 400 mm shi me intensitet pik deri në 50 mm/orë. Kjo sasi reshjesh u përkthye në prurje që arritën deri në 4000 m3/sek në lumin Drin, ku vetëm në liqenet e Komanit e Vaut të Dejës prurjet anësore shkuan deri 3500 m3/sek. Në këto kushte, qysh në datën 19 Nëntor u morën masat sipas protokolleve përkatëse, duke hapur portat e shkarkimit për të krijuar mundësi akumuluese në të dy këta liqene dhe duke garantuar sigurinë e digave.

Aktualisht punojnë të 9 agregatët e Komanit dhe Vaut të Dejës dhe sërish shkarkohet për shkak të prurjeve të papërballueshme.

Por, duke shkarkuar në mënyrë të kontrolluar, KESH ka siguruar që efekti i reshjeve në zonën e nën Shkodrës të mos ketë mbivendosje! Përkundrazi, e ka zhvendosur me disa orë efektin e Drinit në të gjithë kombinimin e prurjeve ne këtë zonë (ku shkarkon Buna, Kiri, Gjadri, Moraça etj). Kjo zhvendosja me disa orë e efektit të lumit Drin ka bërë të mundur uljen e pikut të prurjeve maksimale në këtë zonë, duke e ulur nivelin maksimal të ujit.

Për të mos e përkeqësuar situatën, të gjitha prurjet në basenin e sipërm të kaskadës, të cilat vijnë nga Drini i zi dhe i bardhë, po akumulohen prej ditësh në liqenin e Fierzës (me aftësi mjaft të mëdha akumuluese) duke mbajtur prodhimin 0 MË. Në këtë mënyrë përmirësohet edhe rezerva energjetike dhe mbetet keqardhja e madhe për prurjet e llumit të gjysëm të vërtetave, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha mbi pasqyrat e (diz)informimit publik.

Ju sugjerojmë

“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”
Rajoni

“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”

20 Tetor, 2025 10:11 pm
Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla
Bota

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla

20 Tetor, 2025 8:58 pm
Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni
Bota

Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni

20 Tetor, 2025 8:26 pm
Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen
Bota

Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen

20 Tetor, 2025 7:30 pm
Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg
Bota

Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg

20 Tetor, 2025 7:02 pm
Zelenski: Jam gati të takohem me Putin dhe Trump në Budapest
Bota

Zelenski: Jam gati të takohem me Putin dhe Trump në Budapest

20 Tetor, 2025 7:01 pm
“Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali
Kronikë

“Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali

20 Tetor, 2025 6:34 pm
U arrestua për kërcënimin e prokurorit, lirohet avokati Ulian Bajrami
Kronikë

U arrestua për kërcënimin e prokurorit, lirohet avokati Ulian Bajrami

20 Tetor, 2025 5:21 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin në Hungari, BE kundër:Ka urdhër arresti, nuk mund të vijë në një vend europian

20 Tetor, 2025 5:17 pm
Spanja do të kërkojë heqjen e ndryshimeve të orës në BE nga viti 2026
Bota

Spanja do të kërkojë heqjen e ndryshimeve të orës në BE nga viti 2026

20 Tetor, 2025 5:02 pm
Para

U dëbua nga Anglia, shqiptari për BBC: Do të doja të mos kisha hyrë kurrë ilegalisht

Makina ku udhëtonin u rrëmbye nga uji, fotot e babë e bir që humbën jetën

Makina ku udhëtonin u rrëmbye nga uji, fotot e babë e bir që humbën jetën

Situata me reshjet, Balla: Parazitët e opozitës po e përdorin për të dezinformuar

Situata me reshjet, Balla: Parazitët e opozitës po e përdorin për të dezinformuar

TE FUNDIT

“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”

“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”
20 Tetor, 2025

Serbia është në gjendje shumë të vështirë dhe pothuajse të pashpresë, tha të hënën ministrja e Minierave dhe Energjisë e...

Lexo më shumë

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla
20 Tetor, 2025

Kryeministri i Australisë, Antoni Albanese dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë nënshkruar një marrëveshje për mineralet e rralla. Sipas...

Lexo më shumë

Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni

Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni
20 Tetor, 2025

Presidenti Donald Trump e ka paralajmëruar Hamasin se do të shkatërrohet nëse nuk i përmbahet kushteve të marrëveshjes së armëpushimit...

Lexo më shumë

Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen

Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen
20 Tetor, 2025

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka folur ditën e sotme për mediat, lidhur me dhënien fund të luftërave që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com