Pesë persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një klub nate në Colorado të SHBA-ve.
Sipas mediave të huaja, sulmi ndodhi në një klub të frekuentuar nga anëtarë të komunitetit LGBT
Policia bëri me dije se autori i dyshuar u plagos dhe po merrte trajtimin e duhur mjekësor. Por ende nuk bëhet me dije nëse autori është qëlluar me armë zjarri nga personat që ndodheshin brenda klubit të natës apo nga oficerët e policisë.
Sulmi vjen në një moment kur kishte pasur rritje të retorikave anti-gay në shtetin e Colorados në SHBA./Opinion.al