Operatori ukrainas që menaxhon termocentralin bërthamor të Zaporizhizhia, Energoatom, akuzon Rusinë për bombardimin e centralit bërthamor të Ukrainës.
“Kushdo që qëndron pas duhet të ndalojë menjëherë. Ju po luani me zjarrin!”
Kështu deklaroi drejtori i IAEA Rafael Grossi, në lidhje me shpërthimet në zonën e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, cituar nga një postim në Tëitter nga vetë IAEA. Grossi përsëriti gjithashtu apelin urgjent për Ukrainën dhe Rusinë për të arritur një marrëveshje dhe për të zbatuar një zonë të sigurisë bërthamore dhe të sigurisë rreth centralit ukrainas sa më shpejt të jetë e mundur. “Nuk do të dorëzohem derisa kjo zonë të bëhet realitet”, shtoi ai. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike raporton “shpërthime të fuqishme” në zonën e centralit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia.
Janë të paktën “një duzinë” shpërthime të fuqishme të regjistruara në zonën e Zaporizhzhia nga nata e kaluar dhe sot. Kjo është raportuar nga ekspertët e IAEA që ndodhen në centralin bërthamor të Ukrainës, për shkak të “bombardimeve të supozuara”, sipas një postimi nga Agjencia. “Disa ndërtesa, sisteme dhe pajisje në vend janë dëmtuar, por asnjëra nuk është kritike për sigurinë bërthamore deri më tani,” shtojnë ata./Opinion.al