Ka përfunduar miqësorja mes Shqipërisë dhe Armenisë. Kuqezinjtë fituan me rezultatin 2 me 0 në “Air Albania”.
Goli i parë u shënua nga Xhuliano Skuka. Një asist nga Çokaj bëri që sulmuesi i Partizanit të mos gabojë me gjuajtjen nga brenda zonës dhe të kalonte në avantazh kuqezinjtë.
Në pjesën e dytë, konkretisht në të 64 minutë Kristjan Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e panalltisë.
Pas një viti, Shqipëria arriti të fitojë një ndeshje. Trajneri Reja, në ndeshjen që mund të jetë edhe e fundit për të në krye të kuqezinjve, kishte bërë shumë ndryshime në ndeshjen e fundit të këtij viti, duke lënë në stol lojtarë si Hysaj, Ismajli, Nedim Bajrami, Abrashi dhe Bare, ndërsa për të dirigjuar lojën kishte futur Asllanin.