Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kundërshtimin e vendimit të djeshëm të Kuvendit si dhe atë për konstatimin e papajtueshmërisë me kushtetutën të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.
Në një deklaratë për mediat, Shehaj e cilëson një akt të rëndë votimin e djeshëm në parlament, ndërsa shton se mazhoranca bllokoi dërgimin në gjykatën kushtetuese te kërkesës për shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës.
Ndër të tjera deputeti akuzon socialistët se kanë shfrytëzuar pushtetin për te vjedhur dhe për tu pasuruar ne mënyrë te paligjshme dhe me pas kane përdorur kartonat e Parlamentit si mburoje për korrupsionin e tyre.
PD thotë se mandati i deputetes, për Olta Xhaçkën është i papajtueshëm me kushtetutën pasi bashkëshorti i saj ka marrë statusin e investitorit strategjik.
“Pasi e zvarriti pa fund, një dite me pare, mazhoranca bllokoi ne parlament dërgimin ne gjykatën kushtetuese te kërkesës për shqyrtimin e papajttueshmerise me kushtetutën për mandatin e zonjës Olta Xhaçka. Me ketë votim te turpshëm, mazhoranca e shndërroi Parlamentin edhe një here tjetër ne një mburoje për korrupsionin e qeveritareve te saj. Ky është një akt shume i rende. E megjithatë, jo surprize për ne. Sepse ne këto 10 vjet, kjo mazhorance dhe kjo qeveri vetëm ketë kane bere. Kane shfrytëzuar pushtetin për te vjedhur dhe për tu pasuruar ne mënyrë te paligjshme dhe me pas kane përdorur kartonët e Parlamentit si mburoje për korrupsionin e tyre. Por Partia Demokratike është e vendosur qe ti shkoje deri ne fund betejës me korrupsionin galopant dhe abuzimet e pafundme te kësaj qeverie. Ndaj ne emër te Partisë Demokratike sapo dorëzova ne Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kundërshtimin e vendimit te djeshëm te Kuvendit si dhe atë për konstatimin e papajtueshmerise me kushtetutën te mandatit te zonjës Xhaçka. Zonja Xhaçka nuk mund te jete njëkohësisht edhe ministre e jashtme edhe investitore strategjike. Nuk mund te jete edhe deputete edhe pronare e plazhit publik. Ndaj i takon Gjykatës Kushtetuese te marre vendimin formal, te asaj qe ligji e dhe Kushtetuta e diktojnë fare qarte”-shprehet Shehaj.
Ndërkohë Opinion.al ka siguruar 28 firmat e deputetëve të PD në kërkesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me mandatin e Xhaçkës.