Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Integrimi i RMV në BE, Rama: Ka bërë përpjekje epike, fatale nëse do bëjë kthim pas

2022/11/14 at 2:21 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Integrimi i RMV në BE, Rama: Ka bërë përpjekje epike, fatale nëse do bëjë kthim pas

Në konferencën e përbashkët kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kreu i qeverisë Edi Rama janë pyetur se çdo të ndodhë nëse në Parlamentin maqedonas nuk votohen ndryshimet kushtetuese që janë kyçe për procesin e integrimit të vendit në BE.

Kryeministri Rama u shpreh se do të ishte fatale nëse Maqedonia e Veriut nuk do të realizonte ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë për përfshirjen e komunitetit bullgar në rrugën e saj drejt integrimit.

Rama tha se ndryshimet e kërkuara dhe të dakordësuara vetëm “ligësia, dritëshkurtësia, dhe patriotizmi i shtirur mund t’i kthejnë në arsye për t’u përçarë mes veti dhe në arsye për të krijuar përsëri probleme për këtë vend”.

“U bashkuam në dhimbje për një periudhë të gjatë në pritje që të na njihej merita dhe e drejta. Për ju ka qenë edhe më e vështirë, por edhe për ne nuk ka qenë e lehtë. Ndryshimet e kërkuara në këtë rast për RMV-në dhe të dakordësuara, më duket se vetëm ligësia, dritëshkurtësia dhe patriotizmi i shtirur mund t’i kthejë në arsye për t’u përçarë mes veti. E them këtë sepse në dijeninë time, kushtetuta juaj ka një sërë minoritetesh të përcaktuara. Është një model dhe që duhet të plotësohet. Kaq e thjeshtë është. Ne kemi një model tjetër, ama ne kemi njohur në parlament një numër jo të vogël minoritetesh, përfshirë edhe minoritetin bullgar dhe nuk më duket se jemi të kërcënuar, por i konsiderojmë si një pasuri të madhe dhe ura lidhëse në momente kritike. Është në interesin tonë që ato të jenë dhe të ndihen sa më mirë në vendin tonë, pa dallim nga qytetarët e tjerë. Besoj se populli këtu është më i mençur se politikanët dhe nuk mendoj se do t’ia falë dikujt sjelljen si patriotike dhe marrjen peng në këtë situatë. Nuk mund të kthehesh pas në atë epokë që e ke kaluar me aq mundim. Maqedonia e Veriut nuk mund të kthehet në të shkuarën dhe të vetizolohet, në kushtet kur ka fituar një dinjitet të rëndësishëm ndërkombëtar, shikohet me shumë respekt, me shumë vetëdije nga të gjithë si një vend që ka bërë përpjekje epike. Do të ishte fatale të kishte një kthim pas me symbyllur në një histori që duhet të konsiderohet e shkuar”, u shpreh Rama./Opinion.al

Ju sugjerojmë

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm
-U tha në Opinion

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm

29 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

29 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…
-U tha në Opinion

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…

29 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

29 Dhjetor, 2025 9:40 pm
Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së
Kryesore

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

29 Dhjetor, 2025 9:10 pm
“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra
Bota

“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra

29 Dhjetor, 2025 8:58 pm
Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin
Bota

SHBA: Trump dhe Putin zhvilluan një tjetër bisedë telefonike

29 Dhjetor, 2025 8:01 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Berisha: E nisim vitin me protesta

29 Dhjetor, 2025 7:35 pm
Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp
Aktualitet

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp

29 Dhjetor, 2025 5:25 pm
Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s
Bota

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

29 Dhjetor, 2025 4:35 pm
Para
“Manchester United më tradhtoi”, Ronaldo: Jam penduar që u largova nga Real Madrid

"Manchester United më tradhtoi", Ronaldo: Jam penduar që u largova nga Real Madrid

Britania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshjen për emigracionin

Britania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshjen për emigracionin

Stoltenberg: Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë për Ukrainën

Stoltenberg: Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë për Ukrainën

TE FUNDIT

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm
29 Dhjetor, 2025

Shkrimtari Albatros Rexhaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me raportin e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës me rajonin...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut
29 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë  detaje për dosjes së zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Lala tha se prokurori i...

Lexo më shumë

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…
29 Dhjetor, 2025

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me hetimet ndaj dosjes së AKSHI-t si dhe ndaj Ergys...

Lexo më shumë

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
29 Dhjetor, 2025

Kuvendi i ka dhënë përgjigje zyrtare e deputetëve të Partisë Demokratike, pas kërkesës së tyre për caktimin e datës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com