Mediat e huaja kanë publikuar momentin e arrestimit të gruas e cila dyshohet se është personi që vendosi bombën në Stamboll që shkaktoi 6 viktima dhe 81 të plagosur.
Në video shfaqen forcat speciale të policisë teksa hyjnë në një banesë, dhe vënë në pranga gruan dhe po ashtu kontrollojnë ambientet e ndërtesës.
Gjatë kontrollit në banesën e saj, iu zbuluan edhe armë.
Sipas autoriteteve turke, shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale (13:20 GMT) të dielën në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët do të ndëshkohen.
Duke folur në një konferencë shtypi në Stamboll, ai dënoi atë që ai e quajti “sulm të poshtër” dhe tha se “era e terrorit” ishte në ajër.
Taksim istiklal caddesine bombayı bırakan kadın terörist yakalandı. İşte yakalanma anı… #SonDakika #taksimpatlama #taksim #istiklalcaddesi pic.twitter.com/BrRD5A5RPr
— İsmail Umut Arabacı (@ismailumut) November 14, 2022