Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 53 janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur ditën e sotme në një zonë të populluar në qendër të Stambollit, kanë thënë autoritetet turke.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim, tha guvernatori i qytetit turk Ali Yerlikaya.
Ende është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, ndërsa momente nga shpërthimi janë publikuar në mediat sociale.
Ndërkohë, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët e ngjarjes do të ndëshkohen./Opinion.al