Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Tiranë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur pranë Fakultetit Juridik në zonën e Tiranës së Re.
Sikurse shfaqet në pamje një nga automjetet si pasojë e përplasjes është përmbysur në rrugë.
Nuk ka ende informacion zyrtar nga policia, apo nëse ka të lënduar.