Ditën e sotme PD do të zhvillojë një protestë kundër qeverisë në orën 16:00. Lidhur me tubimin e opozitës ka reaguar ambasada amerikane.
Në reagimin e saj, ambasada këshillon qytetarët e saj të cilët jetojnë në Tiranë të shmangin ditën e sotme rrugët në cilat është paralajmëruar se do të mbahet protesta.
Qytetarët amerikanë u këshilluan të informohen për zhvillimet në lidhje me tubimin dhe të mos qarkullojnë pranë rrugëve përreth Kryeministrisë dhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ku pritet të mbahet protesta.
Njoftimi i plotë:
Vendndodhja: Bulevardi Dëshmorët e Kombit – përballë Kryeministrisë.
Data/Ora: E shtunë, 12 nëntor, duke filluar nga ora 16:00
Ngjarja:
Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.