Policia e Shtetit deklaron se për shkak të protestës që do të zhvillojë PD ditën e nesërme në orën 16:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të bllokohen disa rrugë në Tiranë.
Rrugët që do të bllokohen janë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Bllokimi i rrugëve do të fillojë në orën 15:00 deri në përfunim të protestës.
.