Kreu i PD, Sali Berisha i pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme për mediat për skenarin e protestës së ditës së nesërme, pohoi se secili do të ketë rolin e tij. Berisha tha se ai vetë do të ketë fjalimin të tjerë do të merren me skenarin ndërsa shtoi se kjo protestë do të ketë risi.
“Detyrat janë të ndara. Unë kam fjalimin, të tjerët kanë skenarin, të tjerë kanë himnin dhe kështu me radhë. Mos të hyjë në kompetencat e të tjerëve, secili në punën e vetë. Por e rëndësishme është se do të ketë risi”-tha Berisha./Opinion.al