Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti e Vuçiç pritet të takohen në Paris

2022/11/10 at 12:26 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti e Vuçiç pritet të takohen në Paris

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se ai është i gatshëm dhe i interesuar për dialog dhe marrëveshje me Serbinë me njohjen reciproke në qendër. SHBA i kërkon Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave serbe.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar në Paris me ftesë të presidenti francez Emmanuel Macron për të marrë pjesë në një konferencë të paqes. Në Paris është edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Vet kryeministri Kurti para nisjes përmes një video mesazhi, bëri të ditur se në Paris mund të ketë një takim trepalësh me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili po ashtu është i ftuar nga presidenti francez.
“Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trelateral me presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. Unë me vete do të kem ekipin tim prej gjashtë anëtarësh nga kryeministria”, tha Kurti duke ripërsëritur qëndrimin e tij se është i interesuar për marrëveshje të plotë me Serbinë që ka siç thotë “njohjen reciproke në qendër”.


Dy propozime në tavolinë

“I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhepropozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne”, tha Kurti. Detaje të planit franko-gjerman kryeministri i Kosovës nuk ka bërë. Por presidenti i Serbisë Vuçiq, ka thënë se “Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë që Kosova të anëtarësohet në organizata dhe institucione ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, në këmbim të integrimit më të shpejtë të saj në BE”.
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, para disa ditësh tha se ai i ka marrë përgjigjet nga Kosova dhe Serbia për planin franko-gjerman dhe se ato janë duke u shqyrtuar. Por nuk dha më shumë hollësi rreth kësaj nisme. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet dhe të shmangin veprimet që mund të çojnë në përplasje, ndërsa shprehën zhgënjimin që qeveria e Kosovës nuk përfilli kërkesën për një shtyrje dhjetë muajshe të afatit për konvertimin e targave të makinave.

Zhgënjimi me qeverinë e Kosovës
Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave serbe me targa të paligjshme, përkundër kërkesës së komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan. Në shenjë revolte, serbët e veriut masivisht dhanë dorëheqjenga të gjitha institucionet lokale dhe qendrore. Ata kanë thënë se nuk do të rikthehen në institucione, nëse Qeveria e Kosovës nuk e themelon Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe nuk e tërheq vendimin për riregjistrimin e makinave.

Plani i qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa serbe parashihet të zbatohet në tri faza: e para, qortimi i shoferëve; e dyta, dënimi i shoferëve me 150 euro gjobë, dhe e treta, shpërndarja e targave provuese. Ambasadori amerikan Jeffry Havonier në një konferencë për medie të mërkurën në mbrëmje, i kërkoi qeverisë së Kosovës që mos të fillojë me gjoba për serbët, ta shtyjë zbatimin e planit edhe për 10 muaj, sepse, sipas tij, situata në veri ka “potencial për të eskaluar”. Ai i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të nisë urgjentisht “negociatat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
“Duhet të ketë në tryezë një propozim për Asociacionin. Ai nuk duhet të jetë diçka që nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, tha Havonier. E qeveria e Kosovës refuzon që ta themelojë Asociacionin sipas kërkesave të autoriteteve të Beogradit të cilët kërkojnë që Asociacioni të jetë një etnik dhe të ketë kompetenca ekzekutive./DW



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?
Kryesore

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?

8 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar
Kronikë

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

8 Dhjetor, 2025 1:01 pm
8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën
Kryesore

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën

8 Dhjetor, 2025 12:27 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

8 Dhjetor, 2025 10:20 am
Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
Life Style

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

8 Dhjetor, 2025 10:01 am
Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
Bota

Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

8 Dhjetor, 2025 9:42 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

8 Dhjetor, 2025 9:26 am
8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:40 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:39 am
Para
Fjalori fyes në Parlament, Xhafaj: Etika politike është zëvendësuar me shprehje ordinere

Fjalori fyes në Parlament, Xhafaj: Etika politike është zëvendësuar me shprehje ordinere

Meta akuza Ramës: Porti i Durrësit i është dhënë kompanive guackë

Meta akuza Ramës: Porti i Durrësit i është dhënë kompanive guackë

Buxheti/Xhafaj: Absurde, flasim për kohë lufte programojmë shpenzime si në kohë paqeje

Buxheti/Xhafaj: Absurde, flasim për kohë lufte programojmë shpenzime si në kohë paqeje
















TE FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?
8 Dhjetor, 2025

Partitë politike në Kosovë, të dielën para mesnatës kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e tyre garuese për...

Lexo më shumë

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar
8 Dhjetor, 2025

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një tjetër person, i cili dyshohet si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit...

Lexo më shumë

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën
8 Dhjetor, 2025

PD bëri homazhe në bustin e Azem Hajradit në Qytet Studenti duke kujtuar 8 dhjetorin e studentëve të vitit 1990, lëvizje...

Lexo më shumë

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
8 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë në pjesën e kokës. I...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com